1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa po përvëlohet nga vapa

16 Korrik 2023

Temperaturat po u afrohen niveleve rekord në Itali, Spanjë dhe Greqi dhe vende të tjera. Metereologët parashikojnë temperatura të larta dhe për javët në vazhdim.

https://p.dw.com/p/4Txo8
Evropa po përvëlohet nga vapa
Evropa po përvëlohet nga vapa Fotografi: Gerard Bottino/SOPA Images via ZUMA Press Wire/picture alliance

Dhjetra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Në Itali shpallën alarmin "të kuq" për shkak të nxehtësisë të paktën 16 qytete, ndër to edhe Roma, Firence dhe Bolonja.

Të paktën 16 qytete në Itali shpallën alarmin "të kuq" për shkak të nxehtësisë
Të paktën 16 qytete në Itali shpallën alarmin "të kuq" për shkak të nxehtësisë Fotografi: Tino Romano/ANSA/ZUMA/picture alliance

Në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës pritet që temperaturat të shkojnë deri në 48 gradë Celsius. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, këto do ta ishin temperaturat më të larta të regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Turistë të përvëluar nga vapa në Akropolin e Athinës
Turistë të përvëluar nga vapa në Akropolin e AthinësFotografi: LOUIZA VRADI/REUTERS

Edhe në Greqi Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë, sepse Shërbimi Kombëtar Metereoligjik i Greqisë paralajmëroi se pjesë të vendit mund të përballen me temperatura deri në 44 gradë Celsius.

Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë për të mbrojtur turistët
Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë për të mbrojtur turistëtFotografi: LOUIZA VRADI/REUTERS

Sipas Shërbimit Kombëtar Metereoligjik të Greqisë valët e të nxehtit do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

Edhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njoftoi se në lindje të Gadishullit Iberikdhe në ishujt Baleare temperaturat do të shkojnë mes 40 dhe 42 gradë Celsius.

Në ishullin La Palma mori zjarr një pyll, 15.07.2023
Në ishullin La Palma mori zjarr një pyll, 15.07.2023 Fotografi: Europa Press/EUROPA PRESS/dpa/picture alliance

Sipas shkencëtarëve denduria dhe niveli i valëve të të nxehtit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike.