Itali: Debati mbi reformën e ligjit të nënshtetësisë
Në Itali ka migrantë që edhe pas 30 vitesh qëndrimi në këtë vend, nuk e kanë ende pasaportën italiane. Tani ka shpërthyer një debat mes partive qeverisëse për reformimin e ligjit të nënshtetësisë i cili konsiderohet mjaft i vjetëruar. Sipas Forza Italia, kush ka qenë 10 vite në një shkollë italiane mund të marrë pasaportën, por ideja kundërshtohet nga partia e ekstremit të djathtë në qeveri.
Serbi: Presioni ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut
Ndaj aktivistëve që angazhohen për të drejtat e njeriut në Serbi po ushtrohet presion në muajt e fundit nga institucione shtetërore. Ka pasur arrestime, kërcënime dhe nganjëherë edhe fushata denigruese. Zhvillime të tilla hedhin hije mbi standardet demokratike të Serbisë dhe përveç kësaj venë në pikëpyetje edhe pranueshmërinë e vlerave europiane.
Kroaci: Ndryshimet në botën nënujore
Asnjë det nuk po ngrohet kaq shpejt sa Deti Mesdhe. Bota nënujore e Kroacisë po ndryshon me shpejtësi dhe askush nuk e di se cilat do të jenë pasojat e ktij zhvillimi për njeriun. Biologu austriak Gervin Gretshel e sheh përditë me sytë e tij këtë ndryshim. Ai drejton një shkollë private në Pula dhe përpiqet që të rrisë tek rinia vetëdijën për rëndësinë e detit.
Shqipëri: Nevoja për fuqi punëtore në turizëm
Rritja e turizmit në Shqipëri ka shtuar njëkohësisht edhe nevojën për fuqi punëtore. Por në tregun shqiptar të punës nuk gjenden forcat e duhura punëtore. Agjencitë e ndërmjetësimit të punës po sjellin tani punëtorë të huj. Shumë prej tyre vijnë nga Filipinet, por disa e shohin Shqipërinë vetëm si vend tranziti.