1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga sfidat e Evropës deri te lumturia finlandeze

4 Dhjetor 2024

Çfarë sfidash e presin Europën me ardhjen e Donald Trump, stërvitja më e madhe e NATO-s, në mauzoleun e diktatorit komunist, Georgy Dimitroff, pse finlandezët janë më të lumturit?

https://p.dw.com/p/4njT5

Në numrin e kësaj jave (04.12.2024)  "Europeo", revista e përjavshnme e Deutsche Welle-s për televizionet partnere, trajton një sërë temash aktuale nga mbarë Evropa:


BE: Si do të ndryshojë Evropa pas rikthimit të Donald Trump?

Pas rizgjedhjes së Donald Trump   në Shtëpinë e Bardhë,  BE duhet të përgatitet për një kurs të ri politik të Uashingtonit. Pika më e dobët në BE janë shpenzimet e mbrojtjes. Komisioneri i ri i BE, Andrius Kubilius duhet të organizojë në vitet e ardhshme politikën e re të mbrojtjes në BE. Nga përtej Atlantikut nuk pritet shumë ndihmë.

Deti Baltik: Çfarë synojnë manovrat e NATO-s?

Është stërvitja më e madhe frocave të artilerisë së NATO-s dhe manovra e parë për Finlandën pas anëtarësimit në NATO. 5000 ushtarë marrin pjesë në stërvitjet e krahut lindor të NATO-s. vendet si EstoniaGjermania,  Polonia dhe Rumania. Reporterët e DW ishin në një shesh stërvitjeje në veri të Finlandës, pranë kufirit rus.

Bullgari: Kur edhe fëmijët përuleshin para një mumjeje

Ish-diktatori i Bullgarisë gjatë periudhës komuniste, Georgi Dimitroff, ka qenë një nga bashkudhëtarët më të rëndësishëm të diktatorit sovjetik, Josef Stalin. Në vitin 1992 gazetari bullgar, Evgeni Dimitrov ishte i pari që mundi të fotografonte mauzoleun e ish-kreut komunist. DW rikthehet tani me fotografin e njohur në një të shkuar, ku edhe fëmijët përuleshin para mumjes së diktatorit bullgar.

Finlandë: Çelësi i lumturisë nordike

Çfarë është lumturia? Do të ishim dakord besoj që njerëzit kanë konceptim të ndryshëm të asaj se çfarë i bën të lumtur. Por ka edhe një listë botërore ku renditen vendet më të lumtura, World Happiness Report - për të shtatin vit me radhë e para renditet Finlanda - e sigurisht lind pyetja, çfarë bën ky vend që renditet ndër më të lumturit në botë.