1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa lufton për Britaninë e Madhe

Barbara Wesel17 Dhjetor 2015

Sikur të mos kishin mjaft telashe të tjera, kryetarët e shteteve dhe të qeverive në samitin e BE-së duhet të merren edhe me kryeministrin britanik dhe dëshirat e tij për reforma.

https://p.dw.com/p/1HPKC
Symbolbild EU Großbritannien
Fotografi: picture-alliance/ EPA/F. Arrizabalaga

Kjo temë mund t'ua prishë oreksin krerëve të qeverive. Pikërisht gjatë darkës për herë të parë do të diskutohet gjerë e gjatë me të gjitha vendet anëtare lista e dëshirave britanike për reforma. David Cameron ka nevojë urgjente për disa ndryshime rrënjësore në raport me BE-në, në mënyrë që në shtëpi të justifikojë fushatën e tij për një Po për BE-në në referendum vitin e ardhshëm. Por edhe sikur të duan, kryeministrat e tjerë nuk mund ta ndihmojnë dot shpejt atë. Vendime mund të ketë më së shpejti në samitin e ardhshëm në shkurt.

Cameron në udhëkryq

Shtypi anti Europës në Britaninë e Madhe e ka goditur fort deri tani David Cameron-in. Gazeta "Sun" ka shkruar, se kryeministri është "burracak dhe i pazoti". "Daily Mail" i bënte thirrje atij të tregojë forcë dhe se "përpjekjet e tij për një reformë të BE-së janë një farsë". Ndërsa gazeta liberale e majtë "Guardian" e ka kritikuar Cameron-in, sepse kërkesa e tij për diferencim negativ të punëtorëve nga vendet e BE-së është "një ide e marrë nga një kokë e zbrazur në krye të një qeverie të çoroditur". Kundërshtarët e Europës në partinë e tij e ngarkojnë gjtihsesi edhe më shumë kryeministrin, sepse ata kërkojnë shumë më tepër, një kthim të kompetencave dhe sovranitetit nga Brukseli.

Çfarë do kryeministri britanik?

Pjesa më e madhe e dëshriave për reformë të David Cameron-it në fakt mund të përmbsuhen. BE-ja mund të gjejë formula, për të premtuar më shumë aftësi kunkurruese. Po ashtu BE-ja mund t'i mbrojë më fort vendet pa Euro ndaj vendimeve të Eurozonës. edhe më shumë e drejtë fjale për parlamentet kombëtare mund të konstruktohet. E tek e fundit BE-ja mund t'i çlirojë britanikët nga formula e "unionit të lidhur gjithnjë e më ngushtë" në marrëveshje. Të gjitha këto ndryshime janë të realizueshme me disa konture juridike. Megjithatë: bëhet fjalë vetëm për çfarë është e mundshme pa ndryshuar marrëveshjet e BE-së. Nuk ka ndryshim të marrëveshjeve dhe për këtë ka konsensus.

Belgien EU Gipfel in Brüssel - David Cameron
Kryeministri britanik David Cameron, Bruksel 17.12.2015Fotografi: Getty Images/D. Mouhtaropoulos

Një pikë kyçe është kërkesa e David Cameron-it, që punëtorët nga vendet e BE-së t'i përjashtojë katër vitet e para nga e drejta e përfitimit prej sistemit social britanik. Kjo bie ndesh me rregulloren që ndalon diskrimimin. Disa vende europiano-lindore ndërkohë i kanë komunikuar Cameron-it se janë kundër një ndryshimi të tillë. Një zgjidhje mund të gjendet përmes një propozimi të Komisionit, i cili në pranverë parashikon vet propozimin për reforma për të drejtat e qytetarëve të BE-së në vendet e tjera anëtare. Në këtë propozim bëhet fjalë për një kufizim prej gjashtë muajsh. Nëse kjo është e mjaftueshme për Cameron-in mbetet të shihet.

Vullneti politik është i madh

"Ne duam nga një anë të arrijmë në një marrëveshje, me të cilën qeveria britanike të bëjë reklamë të suksesshme në referendumin e planifikuar për qendrimin në BE, tha kancelarja Angela Merkel në deklaratën e saj qeveritare. Nga ana tjetër partimet e lirisë së zgjedhjes së vendbanimit dhe punës dhe të mosdiskriminimit nuk duhet të vihen në pikëpyetje. Nga pala gjermane lidhur me këtë u dha si sqarim, se qeveria gjermane ka një intere stë madh që Britania e Madhe të mbetet si anëtare në BE dhe është e gatshme të ndihmojë jashtë mase për këtë qëllim. Në fund duhet të formulohet një paketë, me të cilën zoti Cameron të mund të jetojë, e po ashtu edhe BE-ja si e tërë. Por ende nuk jemi deri në atë pikë, sa të flasim për rregulla individuale.

Edhe europarlamentari David MacAllister konfirmon, se të 27 vendet anëtare të BE-së, kanë vullnetin politik ta mbajnë në BE Britaninë e Madhe.

Shumë probleme të Cameron-it kanë të bëjnë me debatet e brendshme britanike, për të cilat BE nuk mund të ndihmojë, thotë Fabian Zuleeg nga "Center for European Policy Studies" në Bruksel. Ai sheh një problem brenda një kuadri mjaft të ngushtë kohor. Tek çështja thelbësore e lirisë së zgjedhjes së vendit të punës dhe të jetesës brenda BE-së kemi të bëjmë me një parim në BE. Ndaj një zgjidhje është e vështirë si në aspketin juridik edhe në atë politik, mendon Zuleeg. Kjo do të ishte e mundshme vetëm nëse britanikët do t'i ndryshonin rregullat edhe për vet qytetarët britanikë.

Sido që të jetë rezultati në Bruksel, euro-skeptikët në shtëpi gjithesi do t'ia minojnë rezultatin Cameron-it mendon politologu. Ka mjaft vullnet të mirë, veçanërisht të vendeve skandinave, që Britania e Madhe të mbetet në BE. Edhe Irlanda është e interesuar për qendrimin e Britanisë së Madhe në BE. Në fund shumë do të varet nga prezantimi i paketës: "Ajo duhet të ketë aq peshë, sa në opnionin publik në Britani të duket si sukses." E jo vetëm kundërshtarët e Europës në partinë e tij konservatore duhet t'i kujtojnë David Cameron-it, se kush do ta detyrojë Britaninë e Madhe të dalë nga BE-ja, rrezikon edhe të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar. Partia skoceze SNP qysh tani ka deklaruar, se në një rast të tillë do të përpiqet për një referendum të ri nga ana e saj për shkëputjen nga Londra. Për të gjithë pjesëmarrësit rreziku është i madh.