1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Portret në ballkonin e zyrës së DW në Bruksel
Ella Joyner, BrukselFotografi: Adriaan De Loore

Ella Joyner

korrespondente nga Brukseli

Ella Joyner është korrespondente në Bruksel për DW dhe mbulon politikat e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Ajo shkruan reportazhe që zbulojnë thellësisht çështjet e mëdha me të cilat përballet Evropa.

E lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Ella studioi politikë në Universitetin e Edinburgut dhe gjatë një viti shkëmbimi në Universitetin e Lirë të Berlinit u dashurua (dhe herë pas here u zhgënjye) me Gjermaninë.

E filloi karrierën e saj si gazetare në agjencinë gjermane të lajmeve (dpa) në Berlin dhe më pas në Bruksel, përpara se të bëhej e reporetere e lirë në vitin 2022.

Nuk iu desh shumë kohë për të gjetur rrugën e saj drejt DW, ku që prej atij momenti ka ka shkruar shumë artikuj dhe analiza  nga kryeqyteti i BE-së. Ajo zhytet thellë në histori të mëdha, duke përfshirë temat si lufta në Ukrainë, kriza klimatike dhe zgjedhjet kombëtare.

Deri tani, Ella ka raportuar për DW nga Belgjika, Britania, Franca, Holanda dhe Spanja. Ajo ka bërë edhe paraqitje në ekran, duke prodhuar dhe prezantuar nga rrugët e Amsterdamit dhe Madridit.

Disa nga momentet kryesore të raportimit përfshijnë mbulimin e gjyqeve për krime lufte dhe gjenocid në Hagë, raporte për dyzinin e një qyteti spanjoll për shkak të një miniere litiumi dhe një ishull francez që është pjesërisht fshat nudist dhe pjesërisht bazë detare. Ella është shumë e dhënë pas gjuhëve dhe flet gjermanisht, frëngjisht, spanjisht dhe pak holandisht.

Kaloje seksionin tjetër Artikuj të përzgjedhur nga Ella Joyner
Kaloje seksionin tjetër Artikuj nga Ella Joyner