1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas një trajtimi 24 orësh Elisabeth e II del nga spitali

dpa / reuter4 Mars 2013

The Queen is not amused. Për herë të parë që prej dhjetë vjetësh mbretëresha britanike Elizabeth e II u shtrua në spital. Ajo vuajti nga një infeksion në aparatin tretës, por pas trajtimit 24 orësh doli nga spitali.

https://p.dw.com/p/17qB2
Britain's Queen Elizabeth leaves King Edward VII hospital in central London, March 4, 2013. The Queen left hospital on Monday a day after being admitted with symptoms of gastroenteritis, looking well and smiling as she walked to a waiting limousine. . REUTERS/Andrew Winning (BRITAIN - Tags: POLITICS SOCIETY ROYALS)
Queen Elizabeth verlässt das KrankenhausFotografi: Reuters

As shtëpitë mbretërore nuk janë imune kundrejt infekstioneve. Tani infeksioni ka prekur edhe mbretëreshën, e cila konsiderohet si e shëndetshme dhe solide fizikisht. "Mbretëresha u shtrua në spitalin King-Edward-VII, tha një zëdhënësi i Pallatit Buckingham të dielën (03.03.2013). Ajo pati "simptomat" e një gastro-enteriti. Këto simptoma iu shfaqën për herë të parë të premten (01.03.2013), kur si rjedhojë u anulua vitizata e monarkes 86 vjeçare e planifikuar për në Uells. Atje mbretëresha donte të merrte pjesë në një ceremoni ushtarake me rastin e festës kombëtare të uellsit St. David's Day. Të gjitha aktivitetet për javën e ardhshme janë shtyrë, një udhëtim për në Itali u anulua. Fundjavën e ardhshme në fakt mbretëresha duhej të udhëtonte bashkë me princin Philip për një vizitë dydtiore në Romë. Simptomat e gripit në aparatin e tretjes, diarre dhe të vjella, normalisht kalojnë pas një ose dy ditësh, tek të moshuarit ato mund të zgjasin më shumë. Sidoqoftë Elisabeth e II pas trajtimit 24 orësh në spital të hënën (04.03.2013) u kthye në shtëpi.

epa03246572 Britain's Queen Elizabeth II looks on at the Derby meeting at Epsom racecourse, near London, Britain, 02 June 2012. The classic horse race is the first engagement of this Diamond Jubilee central weekend which ends on 05 June and celebrates the 60th anniversary of Queen Elizabeth II's accession to the throne. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA
Mbretëresha Elizabeth e II në jubileun e 60 vjetorit të fronitFotografi: picture-alliance/dpa

60 vjet në fron

86-vjeçarja në 60 vjetët që qëndron në krye të monarkisë ka humbur fare pak takime. Tetorin e shkuar asaj iu desh që për shkak të dhimbjes në shtyllën kurizore të anulonte pjesëmarjen në dorëzimin e një medaljeje në kështjellën e Uindsorit. Në vitin 2006 ajo vuajti për disa javë nga shijatiku. Për herë të fundit mbretëresha ka qenë në spital përpara dhjetë vjetësh për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Vitin e kaluar Elisabeth e II priti shumë miq me rastin e festimit të jubileut të 60 vjetorit të fronit.