Ekonomitë në zhvillim marrin më shumë peshë në FMN
9 Tetor 2012"Takimi vjetor i FMN-së dhe Bankës Botërore në Tokio është një kohë ideale për të bërë një bilanc për gjendjen e ekonomisë botërore", tha Christine Lagarde, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, se fund në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare në Uashington. Dhe ajo e dha vetë përgjigjen: "Ekonomia botërore po karakterizohet ende nga pasiguria, ajo është akoma larg, nga ku duhet të jetë. Situata mund të krahasohet me një mozaik. Disa pjesë bëjnë, por pamja e plotë mungon ende."
Shefja e FMN-së tha se Evropa është dhe mbetet epiqendra e krizës globale. Ritmi i ngadaltë i reformave në Evropë ështe një nga arsyet, pse FMN-ja në Tokio do ta korrigjojë edhe një herë në zbritje vlerësimin e saj për ekonominë botërore. Në korrik FMN e pati korigjuar, duke e ulur pak në 2,5 % normën e parashikuar të rritjes për vitin 2012, dhe për vitin 2013 në 3,9% .
Korigjime me rënie
Në vështrimin e ardhshëm mbi ekonominë botërore, që do të publikohet në Tokio me 9 tetor, vlerat do të jenë përsëri më të ulëta, njofton Lagarde. Dhe ajo permend të tjera tema të hapura, për të cilat do të flitet në Tokio: "Eshtë zhvillimi i pabarabartë ekonomik në zonën e euros, janë problemet me buxhetin është çlodhja fare e vakët ekonomike në SHBA, është rritja e ngadaltë në tregjet në zhvillim, janë shqetësimet e vendeve në zhvillim në lidhje me çmimet e larta të ushqimeve dhe çmimet e paqëndrueshme të lëndëve të para, dhe jo së fundi zhgënjimi në rritje në Lindjen e Mesme "
Lagarde njëkohësisht lavdëron masat e bankave qendrore, sidomos në Evropë, SHBA dhe Japoni, për t'i ardhur në ndihmë konjukturës së dobët me anë të ndërhyrjeve të politikës monetare. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm, për shpëtimin e ekonomisë botërore nga një recesion i madh. Tani e ka rradhën sidomos politika, për të vepruar kundër papunësisë së lartë dhe të borxheve masive buxhetore dhe për të bërë riparimin e sektorit financiar.
FMN-ja vetë në Tokio dëshiron të pajisë veten më mirë për detyrat e ardhshme, me anë të përmirësimit të instrumentëve analitikë, përmes një sistemi të paralajmërimit të hershëm, një rrjeti më të mirë sigurie për tregjet globale financiare, dhe jo së fundi përmes një reforme të institucioneve të FMN-së. Kështu në Tokio më në fund do të zbatohet ajo, çfarë ka vendosur dy vjet më parë G20: një rishpërndarje e të drejtave të votimit në favor të vendeve në zhvillim.
Ndryshime në të drejtën e votës
Vendeve në zhvillim do t'u rritet e drejta për pjesëmarrjen në votim me gjashtë për qind, duke arritur në rreth 45 për qind. Kina do të dyfishojë pjesën e saj. Dhe për herë të parë edhe Brazili dhe India do të jetë ndër dhjetë anëtarët kryesorë. E drejta e votës së Gjermanisë do të bjerë pak nga rreth gjashtë deri në 5.3 për qind, gjë që ministrit të Financave Wolfgang Shäuble, sipas fjalëve të tij, nuk do t'i sjellë netë pa gjumë.
Jemi pak para arritjes së synimit, tha Lagard në fjalën e saj në Institutin Peterson në Uashington, dhe se ajo nuk do të kursejë asnjë përpjekje, për të arritur, që vendet anëtare t'i mbajnë në Tokio premtimet e tyre të bëra në vitin 2010.