1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomi dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Sonia Phalnikar6 Tetor 2004

Mbi stadin e marrëdhënieve gjermano-indiane

https://p.dw.com/p/Ar5c

Ndalesa e parë e udhëtimit njëjavor të kancelarit gjerman Gerhard Schröder në Azi, i cili nisi sot, është India. Është e para herë që prej ndërrimit të pushtetit në Indi që një kryeministër evropian viziton Nju-Delhin. Kancelari Gerhard Schröder do t'ua kushtojë bisedimet e sotme dhe të nesërme kryesisht marrëdhënieve ekonomike.

Gjermania është partneri i pestë më i madh ekonomik i Indisë. Marrëdhëniet kulturore lulëzojnë. Veçanërisht në fushën ekonomike dhe teknologjike vihen re shkëmbime në rritje.

Megjithë investimet e pakta gjermane të dyja vendet e shohin njëri-tjetrin si partnerë strategjikë. 22 manaxherë kryesorë tv firmave: Lufthansa, Allianz, MAN dhe të Aeroportit të Frankfurtit po e shoqërojnë kancelarin Schröder gjatë vizitës së tij.

Por nga qarqet qeveritare gjermane mësohet se nuk është parashikuar nënshkrim marrëveshjesh të rëndësishme. Ky udhëtim i shërben më tepër synimit për të njohur qeverinë e re në Delhi.