1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ejani, ekspertë

Agenturen/Welt19 Gusht 2013

Specialistët e huaj janë të kërkuar në Gjermani. Por pak prej tyre bëjnë kërkesë për të punuar këtu.

https://p.dw.com/p/19S6g
Magdeburg (Sachsen-Anhalt): Die italienische Biologin Maria Rosa Spina, Biochemiker Sanjoy Roychowdhury aus Indien und Prof. Dr. Gerald Wolf (l-r) arbeiten am 09.08.2000 gemeinsam im Labor des Instituts für Neurobiologie an der Otto-von Guericke-Universität Magdeburg. An der Magdeburger Bildungseinrichtung arbeiten derzeit rund 100 Forscher aus mehreren Ländern. Um das hohe Forschungsniveau an der Universität zu halten oder Kapazitäten auszubauen, sind nach Meinung der Institutsleitung Experten aus dem Ausland dringend nötig. (MGB01-100800)
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për kryetarin e partisë Unioni Kristiansocial, CSU, Horst Seehofer, problemet në hekurudhën gjermane, (Deustche Bahn), në Mainz për arsye personeli janë vetëm një fazë paraprake të një problemi thelbësor, para të cilit gjendet Gjermania. "Në polici, profesionet e kujdestarisë, në ushtri, apo te zjarrfikësit profesionistë. Për shkak të rënies së natalitetit do të ketë një konkurrencë të ashpër për të rinj të kualifikuar", tha kryeministri i Bavarisë në gazetën "Welt am Sonntag". Meqenëse Gjermania ka shumë pak të rinj, duhet të tërheqim më shumë emigrantë nga vendet e tjera evropiane.

Qeveria vlerëson rëndësinë e tërheqjes së specialistëve të huaj

Edhe CDU dhe FDP partnerët në koalicionin qeverisës e vlerësojnë rëndësinë e specialistëve të huaj për shkak të ndryshimit demografik. E ngarkuara e qeverisë gjermane për çështjet e emigracionit, Maria Bëhmer (CDU), e konsideron të nevojshme, që të kërkohen më shumë se sa më parë emigrantë edhe jashtë Evropës. "Ne duhet të kalojmë në ofensivë", tha ministrja e Shtetit pranë zyrës së kancelares për gazetën "die Welt". Edhe pse Gjermania në vitet e fundit i ka ulur pengesat për hyrjen e migrantëve të kualifikuar, në Azi dhe në rajone të tjera të botës ekziston ende imazhi për Gjermaninë si një vend me qëndrim restriktiv. Prandaj dhomat e tregtisë së jashtme, konsullatat, instituti Goethe dhe Agjencia federale gjermane e Punësimit duhet të forcojnë përpjekjet për të tërhequr specialistë të huaj.

Das Archivbild vom 24.01.1997 zeigt eine Inderin an ihrem Computer-Arbeitsplatz im Software Center der Mico Bosch Motor Industries in Bangalore. Bundeskanzler Gerhard Schröder (SPD) hatte am Montag (13.03.2000) angekündigt, die Bundesregierung wolle wegen des großen Mangels an einheimischen Computerspezialisten kurzfristig bis zu 20 000 ausländische Experten anwerben. Ihr Aufenthalt soll auf auf drei, maximal fünf Jahre begrenzt werden. Bei der Anwerbung soll kein Land und keine Region bevorzugt oder benachteiligt werden. Das Angebot richte sich an alle Spitzenkräfte der Informationstechnologie (IT) unabhängig von ihrer Herkunft, versicherte ein Experte des zuständigen Bundesforschungsministeriums am Dienstag (14.03.2000) der dpa in Berlin. Vorrang hätten natürlich Deutsche sowie EU-Ausländer, weil sie in der Gemeinschaft Freizügigkeit genießen. dpa (zu dpa 2628)
Emigrimi evropian nuk mjafton për të zbutur mungesën e specialistëveFotografi: picture-alliance/dpa

Emigrimi nga Evropa i pamjaftueshëm?

Në fakt Gjermania përfiton shumë nga ardhja e fuqisë së specializuar të punës nga Spanja dhe Italia, thotë eksperti i tregut të punës të partisë liberale FDP, Johannes Vogel. Por thuajse të gjitha shtetet e BE kanë probleme të ngjashme demografike si Gjermania. "Për këtë arsye migrimi europian nuk do të mjaftojë për të zbutur mungesën e specialistëve."

Për të përfituar kokat më të zgjuara në konkurrencën ndërkombëtare Gjermania duhet të aplikojë sistemin e pikëve, sipas shembullit të vendeve si Kanadaja dhe Austrialia.

Symbolbild Blue Card Europa, Frau, die eine Kreditkarte mit dem Eurosymbol zeigt Konkurrenz zur Greencard der USA
Blue Card: "Një hap në drejtimin e duhur"Fotografi: picture-alliance/chromorange

Në Gjermani aplikantëve nga vendet e treta u duhet zakonisht një ofertë konkrete punësimi. Ndërsa vendet klasike të emigrimit lejojnë të hyjnë të gjithë ato persona, që arrijnë pikë të mjaftueshme në kriteret kryesore, në kualifikim, aftësi gjuhësore dhe moshë. Blue Card e futur para një viti përbën, sipas mendimit të Vogel, "një hap në drejtimin e duhur, që në vitet e ardhshme do të ndiqet nga të tjerë."