1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E ka kaluar me të vërtetë krizën Britania e Madhe?

Robert Mudge/Amarildo Topi14 Dhjetor 2013

Ndërkohë që shumë britanikë janë duke bërë blerjet e Krishtlindjeve, qeveria deklaron për rritje solide të ekonomisë, por kritikët nuk mendojnë kështu.

https://p.dw.com/p/1AZH7
Brixton Market, London
Fotografi: picture alliance/HB Verlag

Pas tre vitesh shkurtime në buxhet dhe nje recesioni të thellë, rritja ekonomike e Britanisë së Madhe tani është më e shpejtë se ajo e vendeve të tjera Europiane. Javën e shkuar Ministri i Financave George Osborne, paraqiti para parlamentit një pamje pozitive të ekonomisë. Shkurtimet e forta në sektorin publik dhanë efektin e tyre, tha ai, dhe politika e kursimeve nuk do të vazhdojë shumë gjatë.

Por tregëtarët në Manchester janë më pak optimistë, duke u bazuar në një studim ku rezultoi se 70% e britanikëve nuk mendojnë se stabilizimi i ekonomisë ka dhënë efekt pozitiv tek familjet e tyre.

Marks & Spencer Mit vielen Einkaufstüten verlässt am 21.05.2004 eine Kundin eine Filiale der Kaufhauskette Marks & Spencer in der Oxford Street in London
Fotografi: dpa

"Burri im punon në ndërtim dhe sapo ka filluar të ketë sërish punë", thotë 31 vjeçarja Emily Davis, e cila nuk punon. Ajo nuk është impresionuar nga deklratat e qeverisë për një të ardhme më të mirë. "Për të ngritur moralin duhet të thuhet diçka tjetër, por unë mendoj se akoma nuk kanë kaluar ditët e vështira."

Rimëkëmbje e ngritur mbi borxhe

England EU Eurozone Schuldenkrise
Fotografi: DW/L. Bevanger

Sipas disa kritikëve ky është problemi kryesor. Ndërkohë që qeveria thotë se industria prodhuese duhet të luajë një rol kyç në rimëkëmbje, shifrat e fundit ekonomike thonë se rimëkëmbja po bazohet më shumë në rritjen e shpenzimeve personale.

"Ajo që ka ndryshuar është se konsumatorët nuk kanë më frikë dhe kanë filluar të marrin sërish kredi", thotë për DW Colin Talbot, ekonomist në Universitetin e Manchester.

"Kreditë për shtëpi tani pothuajse kanë shkuar në nivelin e vitit 2007, pra para krizës. Nuk janë investimet e bizneseve që po rimëkëmbin ekonominë, nuk është industria dhe as eksporti", vazhdon Talbot.

Mendimi i tij mbështet edhe nga institucioni zyrtar i kontrollit fiskal në Britani Office for Budget Responsibility. Në parashikimin e fundit mbi ekonominë thuhej se në bazë të rimëkëmbjes qëndrojnë shpenzimet në rritje të konsumatorëve dhe rritja e çmimit të shtëpive. Por sipas këtij institucioni një rritje ekonomike e bazuar tek shpenzimet personale nuk është e qendrueshme.

Shembulli gjerman

Sidoqoftë ka disa tregues rritjeje të industrisë prodhuese dhe kompanitë vendase shpresojnë të kenë arsye për të qenë optimiste. "Ne po shohim fillimin e një ringritjeje të ekonomisë, por unë nuk dua të shkoj shumë larg dhe po i quaj si gjurma të gjelbra", thotë për DW Chris Marsland. Ai është drejtor teknik i ENER-G, prodhues sistemesh energjie me bazë në Salford, Greater Manchester.

Chris Marsland nga ENER-G
Chris Marsland nga ENER-GFotografi: ENER-G

"Por duhet bërë më shumë se kaq. Britania e Madhe duhet të ndërtojë rimëkëmbjen e saj me eksportet, prodhimin dhe aftësitë inxhinierike. Pra qeveria duhet të lehtësojë tatimet, në mënyrë që të jetë e lehtë për njerëzit të ngrenë biznese të reja."

"Unë mendioj se Gjermania është shembulli primar. Produktet dhe aftësitë e tyre inxhinierike kërkohen në gjithë botën. Një gjë e tillë e ka kthyer Gjermaninë në fuqinë kryesore të Europës, siç ishte dikur Britania e Madhe", thotë Marsland.

Gota gjysëm bosh apo gjysëm plot?

Për qeverinë shifrat e fundit do të interpretohen më shumë si një gotë gjysëm plot se sa gjysëm bosh. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015 janë duke u afruar dhe Kryeministri David Cameron dhe Ministri i tij i Financave George Osborne duhet tu thonë votuesve të shumtë skpetikë se masat e kursimit funksionuan.

Shifrat e fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare në fillim të kësaj jave, treguan se vetëm gjatë muajit tetor prodhimi në vend u rrit me 0.4 përqind. Por ende analistët e ekonomisë janë duke u treguar më të kujdesshëm se George Osborne.

"Edhe pse industria prodhuese është duke u rimëkëmbur, sërish është 9% më i ulët se sa niveli para kritës", thotë David Kern, ekonomist pranë Dhomës së Tregëtisë Britanike. "Ne serish kemi nje deficit tregëtar të madh dhe nuk është bërë sa duhet të për të çuar ekonominë drejt eksporteve." Eksportet britanike në BE ranë me 3.8% muajin e shkuar.