Dështojnë bisedimet për statusin e Kosovës në KS,çështja kalon tek GK
21 Korrik 2007Reklamë
Keshilli i Sigurimit i OKB-se ka pezulluar diskutimet per rezoluten e re per statusin e ardhshem te Kosoves per t'ia kaluar çështjen Grupit te Kontaktit, ku ben pjese edhe Rusia por pa te drejten e vetos.
Vendimi eshte marre mbrëmë gjate mbledhjes se KS-së. Ne mbyllje te takimit, ka dale ne nje konference per shtyp ambasadori francez Jean-Marc de la Sabliere, i cili ka lexuar nje deklarate te perbashket te vendeve sponsorizuese te rezolutes me te re.
"Projektrezoluta jonë e fundit bën thirrje për një periudhë të kufizuar bisedimesh. Kemi vendosur të rinovojmë diskutimet brenda Grupit të Kontaktit dhe palët në këtë linjë".