1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duel i arritur mes Merkelit dhe Schulzit

Kay-Alexander Scholz
3 Shtator 2017

Refugjatët, qëndrimi ndaj Turqisë apo Trumpit, problemi i pensioneve dhe i makinave me naftë, ishin pjesë të duelit Merkel-Schulz.

https://p.dw.com/p/2jIKW
TV-Duell Angela Merkel und Martin Schulz
Fotografi: picture alliance/dpa/WDR/H. Sachs

700 gazetarë dhe persona nga jeta politike, ministra, sekretarë shteti, deputetë, si nga dhe publike në Gjermani ndoqën në sallë duelin mes Angela Merkelit dhe sfiduesit të saj socialdemokrat, Martin Schulz. Dueli u transmetua drejtpërdrejt në katër stacione televizive. Rreth 20 milionë shikues e ndoqën atë. 

Zyra e kancelares kishte refuzuar që të zhvilloheshin dy raude duelesh, dhe prandaj përballë dy kandidatëve ishin katër gazetarë nga stacionet  ARD, ZDF, RTL dhe SAT1.

Deutschland TV-Duell Angela Merkel und Martin Schulz | SPD Anhang im Studio
Duke ndjekur duelin Merkel - SchulzFotografi: picture alliance/dpa/K. Nietfeld

Para fillimit të duelit televiziv, Schulzi theksoi se po konkurronte në garën për kancelar, sepse edhe pse aktualisht sondazhet janë të dobëta për SPD-në. ai nuk e sheh ende të humbur këtë garë. Deri tani një ndër qytetar gjerman nuk është ende i vendosur se kujt do t'ia japë votën.

Gazetarët me pyetje konkrete

Që në fillim të duelit gazetarët shtruan një pyetje për të një temë që diskutohet mjaft fort në opinionin politik dhe publik gjerman: politikën ndaj refugjatëve. Martin Schulzi e sulmoi kancelaren duke i thonë se në vitin 2015 kishte bërë një gabim të madh që nuk i kishte përfshirë në vendimin e saj fqinjët evropianë. Kancelarja tha se i duhej të vepronte shpejt, por gazetarët harruan të pyesnin se përse iu desh shteteve të tjera të Evropës të mbyllin rrugën përmes Ballkanit.

Deutschland TV Duell Merkel Schulz
Fotografi: picture alliance/dpa/K. Nietfeld

Jo të gjithë mund të vijnë në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel  tha se nuk i konsideron valët e refugjatëve si rrezik. Sipas kancelares madje Gjermania ka përfituar prej kohësh nga globalizimi, por kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit mund të vijnë tek ne.

Në lidhje me integrimin e rreth një milionë refugjatëve Schulz  theksoi se integrimi i refugjatëve në tregun e punës do të zgjasë shumë dhe tha se do të duhet që të rritet një brez i tërë, që të arrihet një gjë e tillë. Edhe kancelarja pranoi se integrimi do të zgjasë shumë më tepër pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme, por se ndërkohë ka refugjatë, si irakianë që po kthehen në atdhe.

Deutschland TV Duell Merkel - Schulz
Fotografi: Reuters/WDR/H. Sachs

Lidhur me riatdhesimin e azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa për azil Schulz tha se Zyra për Migracionin dhe Refugjatët nuk punon si duhet. Lidhur me bashkimin e familjeve ai është për shqyrtimin e secilit rast më vete, kurse Merkel tha se vendimet duhet të merren sipas ligjeve ndërkombëtare për refugjatët e luftërave civile.

Temat ndërkombëtare

Në lidhje me qëndrimin ndaj Turqisë, Trumpit dhe Koresë se Veriut, Schulzi ofroi zgjedhje të thjeshta. Kurse kancelarja Merkel u paraqit si politikane me përvojë duke thënë se nuk mund të presë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Turqinë, edhe për shkak të gjermanëve të arrestuar atje. Që të dy ishin të mendimit se bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të ndërpriten. 

Temat e brendshme

Në lidhje me politikën e brendshme u diskutua për skandalin për makinat me naftë, për pensionet, drejtësinë sociale dhe policinë. Publiku në përgjithësi u tregua i qetë. Vetëm rrallë pati ndonjë shprehje entuziazmi nga ana e përkrahësve të SPD-së ose të CDU-së kur ishte fjala që kandidatët kishin fituar ndonjë pikë.

Deutschland TV Duell Merkel - Schulz
Fotografi: Reuters/F. Bensch

Sfiduesi Schulz qe i kënaqur me duelin që zgjati 97 minuta. Në sallë pati shumë duartroktije për të. Shikuesit e panë qartë se si është njeri që synon vendime të qarta, kurse Merkeli i bie gjithmonë vërdallë. Megjithatë Martin Schulzi tha se nuk e sheh veten si fitues, sikurse e shohin disa nga vëzhguesit politikë të pranishëm në duel.