Drezden: Përkujtim nën hijet e aktualitetit
12 Shkurt 2017Neonazistë që në përvjetorin e bombardimeve të Drezdenit dalin nëpër rrugë me pishtarë dhe flamurin e Rajhut - ky imazh lidhej për një kohë të gjatë me 13 shkurtin, përkujtimin e vitit të fundit të luftës. Edhe përplasjet mes ekstremistëve të djathtë dhe kundërdemonstruesve ishin pjesë e këtij imazhi. Ndryshimet e fundit në këtë ditë përkujtimore lidhen me aktivitetin e „Grupit të Punës për 13 shkurtin". Iniciatore ka qenë Helma Orosz, kryebashkiake në vitin 2009. Qëllimi i saj ishte krjimi i një fronti të gjerë qytetar për të mos e keqpërdorur ditën përkujtimore, një front ku bëjnë pjesë njerëz nga politika, kultura, ekonomia, sporti, feja, e shkenca. Pas tetë vitesh angazhimi, bilanci është i dyzuar: Vërtet që shihen më pak kokëqethur me pamje agresive neonaziste në këtë ditë, por janë shtuar ata që në pamje të parë duken të padëmshëm, por me qëndrimet e tyre përkrahin lëvizjen „Pegida", armiqësore ndaj të huajve. Armiqësia kuptohet në marshin e tyre të rregullt të hënave, këtë vit edhe 13 shkurti përkon me ditën e marshit të Pegidas.
Pegida tallet me veprën e artit para Kishës së Zonjës
Por Pegida shfaqet edhe në ditë të tjera, gjithmonë kur e sheh të nevojshme, themeluesi i saj Lutz Bachmann. Në kujtesë kanë mbetur aksionet në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, kur "Patriotët Europianë kundër Islamizimit të Perëndimit” dolën me parulla talljeje kundër kancelares, Angela Merkel e përfaqëuesve të tjerë të lartë. Një skenar i tillë duket se do të shoqërojë edhe këtë vit ditën përkujtimore të bombardimeve. Të martën e kaluar Pegida kërkoi heqjen e veprës së artit të artistit sirian, „Monument", e cila u inagurua para Kishës së Zonjës në Drezden, tre autobuzë të vendosur vertikalisht, simbol i luftës në Alepo. "Hiqeni atë paçavure”, kërkuan përkrahës të Pegidas.
Kryebashkiaku Hilbert: Përkujtim i viktimave të të gjitha luftërave
Vepra e artit do të qëndrojë dy muaj para kishës, dhe sipas artistit sirian, por dhe krybashkiakut, Dirk Hilbert lidhet drejtpërdrejt me përkujtimin e bombardimit të Drezdenit para 72 vitesh. Humanizëm do të thotë „të mos izolohesh në kapsulën e kujtimit dhe dhimbjes tënde", thotë kryebashkiaku i Drezdenit. Debati për instalacionin „Monument" është bërë më i ashpër, pas zërave se muri me autobuzë i marrë si referim ka qenë ngritur në Alepo nga salafistët. Këtë e ka raportuar gazeta "Sächsische Zeitung" duke u bazuar në dëshmitarë okularë, por është e vështirë të provohet vërtetësia, një dëshmi tjetër, se në luftë propaganda dhe gënjeshtra bëhen pjesë e saj. Bombardimi i Drezdenit është po ashtu një shembull për këtë. Ende edhe sot debatohet për numrin e viktimave të natës së 13 - 14 shkurtit 1945. Edhe për çështjen, nëse bëhet fjalë për krime lufte.
Kryebashkiaku, Dirk Hilbert është kthyer në një figurë armike për ekstremistët e djathtë, të rinjtë dhe të vjetrit, sepse lidhur me mitin e qytetit-viktimë, ai u shpreh se Drezdeni ”është çdo gjë tjetër, por jo një qytet i pafajshëm”. Në përvjetorin e 72-të të bombardimeve në Drezden kërkohet të dërgohet një sinjal pozitiv nga ky qytet, imazhi i të cilit ka vuajtur së fundmi. Në orën 6 të mbrëmjes më 13 shkurt, sërish mijëra njerëz do t'i zgjasin dorën njëri-tjetrit në një zinxhir impresionues njerëzish që kalon nëpër rrugët e qytetit e përreth bregut të Elbës.
AfD përkujton vetëm viktimat e Drezdenit
Edhe partia populiste AfD e refuzon veprën e artistit sirian. Kreu i grupit parlamentar në Drezden, Stefan Vogel thotë se vepra „provokon dhe fyen" të gjithë qytetarët e Drezdenit dhe të prekurit nga Lufta e II Botërore. AfD më 14 shkurt do të vendosë një kurorë me lule në tregun e vjetër, para një pllake përkujtimore që kujton djegien e pjesëve të kufomave të bombardimeve të natës së 13 shkurtit 1945. Ndërsa „Grupi i Punës për 13 Shkurtin" e refuzon AfD. Në një thirrje të tij sqarohet se „përkujtimet tona bëhen Këtu dhe në të Sotmen". Edhe konflikte si Ukraina, Siria na tregojnë mungesën e humanitetit. Me përvojën e shpërbërjes së vlerave toma, ne duam së bashku të dërgojmë një sinjal për humanizmin dhe njerëzishmërinë."