1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drejtësi në 100 ditë - Hapet procesi në rastin e përdhunimit në Indi

Pia Esselborn / Elert Ajazaj3 Janar 2013

Në Nju-Delhi nis nën masa të mëdha sigurie procesi kundër përdhunuesve të supozuar të një të reje studente. Akuza është për vrajse, përdhunim, pengmarrje dhe grabitje.

https://p.dw.com/p/17D5N
Indian women lawyers shout slogans against police and the government outside the District Court complex where a new fast-track court was inaugurated Wednesday to deal specifically with crimes against women, in New Delhi, India, Thursday, Jan. 3, 2013. Indian police were preparing Thursday to file rape and murder charges against a group of men accused of sexually assaulting a 23-year-old university student for hours on a moving bus in New Delhi. The Dec. 16 attack on the woman, who later died of her injuries, has caused outrage across India, sparking protests and demands for tough new rape laws, better police protection for women and a sustained campaign to change society's views about women. (Foto: Manish Swarup/AP/dapd)
Indien Gericht in Neu Delhi Anklage Gericht DemonstrationFotografi: dapd

Aktpadia, në të cilën paraqiten imtësisht ngjarjet e 16 dhjetorit 2012 thuhet të jetë 1.000 faqe e gjatë. Akuzua mbështetet kryesisht në dëshminë e viktimës dhe të shokut të viktimës, i cili po e shoqëronte atë për në shtëpi pak pas vajtjes në kinema në orën 21:00.

Aktpadia përshkruan sesi çifti i ri u tërhoq në një autobus privat nga keqbërësit e dyshuar dhe sesi papritur autobusi ndoqi një rrugë tjetër nga ajo për të cilën ishte rënë dakord. Kur gruaja u sulmua seksualisht nga burra të pirë, shoku i saj u përpoq që ta mbronte, thuhet më tej. Të akuzuarit e rrahën atë me një shufër hekuri dhe nisën ta përdhunonin gruan njëri pas tjetrit. Ajo u torturua brutalisht me një levë të ndryshkur. Pas një ore çiftit të ri i grabitën ç'kishin dhe i hodhën nga autobusi gjysmëlakuriq dhe të gjakosur. Përveç kësaj thuhet se të akuzuarit kanë tentuar t'i shtypin viktimat. Në tre operacione urgjente gruas u desh t'i hiqej e gjithë zorra. Ajo pësoi edhe dëmtime të trurit dhe vdiq të shtunën e kaluar (29.12.2012) në një spital të specializuar në Singapor nga mosfunksionimi i organeve. Edhe mjekët që e trajtuan raportohet të jenë në mesin e dëshmitarëve.

Anti-rape protesters at Jantar Mantar in New Delhi, India on January 01, 2013. Photo by IANS/ABACAUSA.COM
Protesta në Nju DelhiFotografi: picture alliance/abaca

Drejtësi në 100 ditë

Thousands gather at Jantar Mantar, the capital's rallying point to express solidarity and protest police inaction. Aufgenommen von DW-Korrespondent Murali Krishnan in Neu Delhi, Indien, Ende Dezember.
Protestat për drejtësi dhe kundër përdhunimeve kanë përfshinë mbarë IndinëFotografi: DW/M. Krishnan

Rasti tronditi të gjithë Indinë dhe shkaktoi protesta të dhunshme. Tani thuhet se procesi duhet të përfundojë për 100 ditë. Qeveria indiane u ndje e shtrënguar ta premtonte këtë me urgjencë përballë zemërimit në popull. Për këtë u ngrit enkas një gjykatë speciale. Në të procesi do të zhvillohet deri në shtatë ditë të javës. Megjithatë, analistët thonë se në një vend si India, ku mullinjtë e drejtësisë bluajnë aq ngadalë sa të mërzisin, ky objektiv është ambicioz. Për këtë arsye presidenti i Gjykatës Supreme në Indi, Altamas Kabir, paralajmëroi: "Duhet të bëjmë kujdes që të mos rrëmbehemi prej emocioneve. Një proces i shpejtë nuk duhet të zhvillohet në kurriz të një procesi të drejtë." Sipas përllogaritjeve në Indi vazhdojnë ende vetëm për përdhunime 40.000 procese.

Cilët janë autorët?

Gjashtë burra u arrestuan pas veprës dhe u identifikuan prej shokut të viktimës. Njëri prej tyre thuhet të jetë një 17-vjeçar, i cili do të gjykohet para një gjyqi për të rinj. Sqarime përfundimtare për moshën e tij reale do të japë një analizë e kockës. Veç kësaj, në trupin e viktimës u gjetën gjurmë sperme si dhe grimca të lëkurës, të cilat u përdorën për analiza ADN-je. Si udhëheqës i grupit konsiderohet, sipas të dhënave të policisë, 35-vjeçari Ram S. nga Raxhasthani. Vejani jetonte në Ravi Dass Camp, një lagje e varfër në jug të Delhit, dhe përshkruhet nga fqinjët si alkoolist që merr flakë shpejt. Edhe vëllai i tij 26-vjeçar thuhet të ketë qenë i përfshirë. Si kryes të tjerë të dyshuar të veprës janë identifikuar një tregtar perimesh 19-vjeçar, një trajner fitnesi 20-vjeçar dhe një shofer autobusi 28-vjeçar, i cili është nga Bihari, një prej shteteve federale më të varfra të Indisë.