1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dragqueen fiton Eurovision Song Contest 2014

Andreas Brenner11 Maj 2014

Fitorja e nuk ishte vetëm një triumf për këngëtaren trasvestite, por edhe një votë për më shumë tolerancë.

https://p.dw.com/p/1Bxp3
Fotografi: EBU

Conchita Wurst mezi i mbante lotët. Fitorja e saj qe e qartë para se të mblidheshin rezultatet përfundimtare të votave në garën më kokë me Holandën dhe Suedinë. Pas fitores artistja me mjekër iu drejtua publikut me fjalët: "Dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë tek paqja dhe liria. Ne jemi të gjithë një."

Asnjë prej këngëtarëve dhe këngëtarëve që morën pjesë në edicionin e 59-të të Eurovision Song Contest nuk ishte aq shumë në qendër të vëmendjes sa Tom Neuwirth, alter egoja e Conchitës, pra mashkulli që ajo prezanton në skenë.

Conchita Wurst gewinnt Eurovision Song Contest 2014
Fotografi: AFP/Getty Images

Enigmë se cili qe shkaku i fitores

Dhe ende vazhdon të mbetet një enigmë se cili qe shkaku i fitores së Conchitës: pamja e saj e pazakontë apo performanca e saj e fuqishme në skenë. Balada e saj plot ndjenjë "Rise like a Phoenix" ka thuajse tipare biografike, sepse edhe Conchita Wurst është diskriminuar dhe sulmuar shpesh në jetën e saj për shkak të jetës dhe të orientimit të saj seksual.

Conchita Wurst gewinnt Eurovision Song Contest 2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

Fitore pas gati 50 vjetësh

Me fitoren e saj Conchita Wurst arriti t'i sigurojë Austrisë sërish një fitore pas gati 50 vjetësh në Festivalin Eurovision Song Contest.

Eurovision Song Contest u zhvillua në kryeqytetin Danimarkës, Kopenhagë. Në vendin e dytë u rendit Holanda, ndërsa në të tretin u radhit Suedia. Shqipëria në këtë edicion të Eurovisionit u përfaqësua nga këngëtarja Hersi Matmuja, e cila nuk arriti të kalonte në finalen e garës më të madhe të muzikës moderne evropiane.