1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dyshtetësia në Gjermani?

Wolfgang Dick / A.Topi14 Korrik 2013

Kush jeton në Gjermani dhe kërkon të marrë shtetësinë gjermane duhet të heqë dorë nga shtetësia e mëparshme. Por ka përjashtime dhe probleme, prandaj duhet të lejohet dy shtetësia.

https://p.dw.com/p/1976b
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qytetarët gjermanë nuk mund të kenë dy pasaporta, argumentojnë edhe sot poltikanët e CDU. Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel ka miratuar ligjin që nuk lejon dy shtetësinë. Social-demokratët dhe të Gjelbrit gjatë qeverisjes së tyre në vitin 2000 u përpoqën të modernizojnë ligjin e vitit 1913 "Perandoria dhe Kombësia". Të huajve duhet tu bëhej më e lehtë marrja e shtetësisë gjermane dhe të kishin mundësi të mbajnë dy pasaporta.

Zum Geburtstag ausgebürgert - Die Schülerin Ilgin Dagci
Fotografi: DW

Reforma solli disa ndryshime: sot brenda një periudhe kohore prej 6 ose 8 vitesh mund të marrësh shtetësinë gjermane, në ndryshim nga 15 vite që ishte më parë. Por pjesa e ligjit që lejonte dy shtetësinë nuk u aprovua nga Kristiandemokratët, që në atë kohë ishin më të shumtë në numër në Këshillin Federal.

Mungesa e informacionit

Për shembull ka shumë njerëz që vijnë nga jashtë, të cilët nuk duan të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme. Të drejtën për të patur dy shtetësinë e kanë 3 milion gjermanë me prejardhje nga ish Bashkimi Sovjetik, fëmijë me prindër amerikanë dhe të gjithë emigrantët nga Bashkimi Europian. Të gjithë emigrantët e tjerë nga vendet jashtë BE, duhet të zgjedhin shtetësinë. Në veçanti e vështirë është për fëmijët me prindër emigrantë të lindur në Gjermani. Deri në moshën 18-vjeçare ata kanë shtetësinë e prindërve të tyre dhe atë gjermane. Më pas mes moshës 18 dhe 23 vjeç duhet të zgjedhin nëse do të zgjedhin shtetësinë gjermane. Por sërish duhet të presin disa muaj derisa të verifikikohet në shtetet e tjera nëse ata kanë hequr dorë nga shtetësitë e tyre.

Susanne Worbs Bundesamt für Migration und Flüchtlinge
Susanne Worbs nga Zyra për Migracionin dhe EmigrantëtFotografi: Bundesamt für Migration und Flüchtlinge

"Kur dikush nuk ka vendosur për shtetësinë deri në moshën 23 vjeçare atëherë humbet automatikisht mundësinë për të patur shtetësinë gjermane", thotë në një intervistë për Deutsche Welle Susanne Worbs nga Zyra për Migracionin dhe Emigrantët. Një studim i autoriteteve tregon se shumë të rinj nuk i dinë këto etapa burokratike. "Nëse nuk i bëjnë në kohë këto veprime, atëherë disa persona mund të kenë të nevojë të aplikojnë për një leje qëndrimi." Për shkak të këtij fakti Susanne Worbs, thekson se nuk duhet të neglizhohet me afatet kohore.

Turqit e indinjuar

Problemin më të madh me dyshtetësinë e kanë pjestarët e komunitetit më të madh të emigrantëve në Gjermani, ata me rrënjë turke. Vendi i tyre nuk është ende pjesë  BE. Shumë prej tyre të lindur në Gjermani, ankohen për faktin se u duket sikur u hiqet diçka nga kultura dhe atdheu i tyre. Atyre u duket e padrejtë që emigrantë nga vende të tjera mund të kenë dy pasaporta dhe ata jo. Por nga ana tjetër ata preferojnë të zgjedhin pasaportën gjermane për shkak të të drejtave që u garantohen më pas dhe mbrojtjen diplomatike në të gjithë botën si gjermanë që janë. Nga ana tjetër sjell probleme në Turqi, sepse nuk mund të ushtrojnë disa profesione, kufizime në tregun e punës dhe probleme me trashëgiminë.

FDP Abgeordneter Serkan Tören
Deputeti i FDP Serkan TörenFotografi: FDP

Serkan Tören, deputet i partisë FDP në Bundestagun gjerman, është më prejardhje turke dhe prej disa vitesh ka vendosur të jetë gjerman. "Papritur bëhesh pjesë e shoqërisë ku jeton. Kjo për mua është shumë e rëndësishme." Serkan Tören donte patjetër të bëhej pjesë e poltikës. Por sipas tij mundësia e zgjedhjes që u jepet emigrantëve nuk është e mirë. Ai është i mendimit se emigrantët dhe fëmijët e tyre duhet të kenë dy shtetësi.  "Shumë vende të tjera në botë e lejojnë një gjë të tillë. Nëse ne duam të tërheqim emigrantë të kualifikuar në Gjermani, atëherë duhet të lejojmë dy shtetësinë“, thekson ai.

Ndryshimi mund të jetë afër

Këto politika të hapjes së dyerve janë tipike për Liberalët, të cilët mbështesin dy shtetësinë. CDU dhe CSU, partnerë në koalicionin qeverisës kanë një marrëveshje për të riparë edhe njëherë rregullat aktualë. Zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtë do të tregojnë nëse FDP do të vazhdojë presionin e saj politik. SPD, të Gjelbrit dhe të Majtët në rast të një fitoreje do të kërkojnë ligjin që lejon dy shtetësinë. 

Bildergalerie "Doppelte Staatsbürgerschaft"
Jens Schneider, studiues migracioni në Universitetin e OsnabrückutFotografi: Jens Schneider

„Herët a vonë rregullat aktuale do të ndryshojnë, sepse janë thjesht jashtë kohe“, thotë Jens Schneider, studiues migracioni në Universitetin e Osnabrückut. Ai ka frikë se shumë nga ata që nuk mund të kenë dy shtetësi do të shkojnë sërish në vendet e tyre. "Ligji i shtetësisë ka një fuqi të madhe shpërthyese", vazhdon Schneider. Sipas studimeve të tij aplikimet për natyralizim në Vestafilinë e Rinit Verior kanë rënë me 40 %. Kjo tendencë në rënie është vënë re edhe në lande të tjera gjermane.