Dita përkujtimore e Holokaustit; Parashikimet e FMN-ës për ekonominë & Panairi i biznesit gjerman në Shqipëri
24 Prill 20091. Në ditën përkujtimore të Holokaustit, të martën me 21 prill, Izraeli ka përkujtuar gjashtë milionë hebrejtë e vrarë nga nazistët. Në prag të ditës përkujtimore shkaktoi shumë polemika fjalimi i presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad në konferencën e OKB-së kundë racizmit në Gjenevë. Klemens Verenkotte më gjerësisht.
2. Në parashikimin e tij të publikuar të mërkurën (22.04.) në Uashington Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paraqet një tabllo të zymtë të krizës. Sipas tij, ekonomia gjermane do të tkurret sivjet me 5,6 për qind, kësisoj shumë më ndjeshëm se ekonomitë e shteteve të tjera të industrializuara. Dhe, në një kohë kur në shumicën e vendeve të industrializuara pritet sërish rritje ekonomike për vitin që vjen, ekonomia gjermane do të bjerë edhe me një për qind. Një koment nga Karl Zawadzky.
3. Të enjten (23.04.) në Tiranë është hapur i pari panair i biznesit gjerman në Shqipëri. Pjesmarrja e rreth 40 kompanive e firmave gjermane ka ngjallur interesim jo vetëm në rradhët e sipërmarrësve dhe autoriteteve vendore, por dhe tek qytetarët e shumtë të cilët kane vizituar pavionet e stendat e tij. Panairi është konceptuar dhe si një mjedis diskutimi për cështjet e biznesit, për gjetjen e rrugëve të kontaktit e bashkëpunimit, përafrimin e legjislacionit etj. Arben Muka më gjerësisht.