1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Disa të plagosur para Parlamentit britanik

14 Gusht 2018

Shoferi sulmoi një barrikadë sigurie para Parlamentit në Londër dhe plagosi disa vetë. Policia e arrestoi. Hetimet i ka nisur një njësi antiterror.

https://p.dw.com/p/337lb
Mann fährt mit Auto in Absperrung vor Londoner Parlament
Fotografi: Reuters/H. McKay

Një burrë sulmoi me një automjet një pengesë sigurie në kryeqytetin britanik Londër dhe plagosi disa vetë. Burrin e arrestuan nën dyshimin e terrorizmit. Këtë e bëri të ditur policia.Një numër i saktë të plagosurish për momentin nuk është raportuar. Por ndoshta asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik, u bë e ditur nga policia. Dy vetë janë dërguar ndërkohë në spital. Disa rrugë janë të bllokuara dhe një numër i madh policësh të armatosur ndodhen në vendin e ngjarjes. Helikopterë fluturojnë mbi Westminister Palace, kudo ndodhen automjete policore. Stacioni i metrosë Westminster u mbyll.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se ndodhet me mendje pranë njerëzve që u plagosën jashtë Parlamentit.

Policia fillimisht nuk mund të thotë, nëse bëhet fjalë për një atentat, por ai po trajtohet si i tillë. "Po pëpiqemi që t'i mbledhim gurët e mozaikut", tha një zëdhënëse. Sipas mendimit të një dëshmitareje, drejtuesi i automjetit e sulmoi qëllimisht pengesën e sigurisë, sepse automjeti ecte me shumë shpejtësi. Dhe në automjet ajo nuk kishte mundur të konstatonte asnjë targë. Ndërkohë hetimet i ka nisur njësia britanike antiterror.

Godina e Parlamentit në Londër që prej një atentati në mars 2017 është e rrethuar nga një barrierë sigurie prej çeliku dhe betoni. Atëherë një atentator sulmoi nga Westminster Bridge një numër njerëzish, katër kalimtarë u vranë. Burri vrau me thikë edhe një polic, para se të vritej nga policia.