Diplomatët gjermanë Tiranës: Jo bojkot, jo dhunë në protesta
23 Mars 2019Dr. Christian Hellbach, i ngarkuar për Europën Juglindore,Turqinë dhe shtetet e EFTA-s dhe Thomas Ossowski, i ngarkuar për politikat e Bashkimit Europian, që të dy diplomat pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, përfunduan të premten (22.03.) vizitën e tyre në TIranë. Në një deklaratë të përbashkët për mediat e cilësojnë: "të gabuar bojkotin e parlamentit dhe sidoms dorëzimin e mandateve parlamentare nga opozita”.
" Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në Parlament, me angazhim dhe në mënyre konstruktive të ҫojnë përpara reformat e nëvojshme dhe të arrijnë reztultate konkrete. Bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimin i mandateve për ne është i gabuar", theksohet në deklaratën e përbashkët Hellbach- Ossowski.
Po protestave, jo dhunës
Në një zë me BE dhe SHBA, diplomatët gjermanë kanë dënuar dhunën e ushtruar në protestat e opozitës, të zhvilluara në 5 javët e fundit. " E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetueshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme” vihet në dukje në deklaratë. Parlamenti funksional është fjala kyҫ edhe për parandalimin e blerjes së votave dhe mashtrimeve në zgjedhje. Lidhur me këtë ҫështje, një nga arësyet kryesore që ka nxjerë në rrugë opozitën, diplomatët gjermanë Hellbach dhe Ossowski , rekomandojnë që Shqipëria citoj ” të zhvillojë instrumenta efektivë për t'i parandaluar ato dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur ҫdo mement dyshimi. Kjo arrihet me një Parlament funksional. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve tek forca e votës së tyre” bëjnë thirrje diplomatët gjermanë.
Institucionet e Drejtësisë dhe Parlamenti janë adresa ku opozita do të duhet të drejtohet për pretendimet e saj lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve parlamentare 2017. "Akuzat, që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe të përpunohen ng a drejtësia dhe Parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar.” sugjerojnë Hellbach dhe Ossowski.
Thirrje partive politike: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale
Deklarimet e opozitës për vijimin e protestave deri në largimin e kryemnistrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij kanë vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale në qershor të këtij viti. " U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi ndaj zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhje lokale të 30 qershorit” thekson deklarata Hellbach-Ossowski.
Deklarata ndalet edhe në domosdoshmërinë për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. " Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it , që u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar ” vë në dukje deklarata.
Hellbach dhe Ossowski përmendin angazhimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë që reforma zgjedhore citoj " të shkojë përpara duke financuar madje edhe punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim”. Ata zhvilluan në Tiranë bisedime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, anëtarë të qeverisë dhe kryetarin e PD, Basha.