Dialog apo përçarje? Në prag të referendumit për dy shtetet në territoret palestineze
9 Qershor 2006Ahalla Danon, një mësues i fesë islame nga Beit Sahour në Jug të Jeruzalemit, mbrohet nga dielli i fortë i mesditës në hijen e një shkolle. Me vëmendje ai dëgjon lajmet në radion palestineze: "Unë jam, që dialogu midis fraksioneve të përfundojë përpara se të zhvillohet referendumi, sepse ne tek e fundit jemi palestinezë."
Palestinezët janë në një gjendje, që i detyron ata të bashkëpunojnë. Arësyeja do të fitojë, shpreson Ahalla Danon dhe sipas tij nuk do të arrijë puna deri tek një luftë civile mes simpatizantëve të Fatahut dhe atyre të Hamasit.
Mahmud Abazi, presidenti i autoriteteve autonome, i ka dhënë shumë kohë për t´u menduar qeverisë së Hamasit, mendon shefi lokal i Fatahut, sipas të cilit islamistët nuk do të tërhiqen: "Hamasi kërcënon partinë Fatah, që referendumi do të krijojë shumë probleme. Nëse Mahmud Abazi arrin në përfundimin, që shoqëria palestineze do të përçahet, atëherë ai do të japë dorëheqjen, sepse nuk do të gjejë zgjidhje çështja e grindjes. Atij do t´i duhet si rjedhojë të shpallë zgjedhje të reja presidenciale."
Për një gjë janë në unanimitet palesitnezët pavarësisht nga përkatësia politike: që Perëndimi, ShBA dhe Izraeli përmes sanksioneve ekonomike dhe financiare duan që të anullojnë zgjedhjet e vitit të kaluar që u fituan prej Hamasit. Mihael Rishmavi, që i përket një klani të madh familjar në Beit Sahour, me ironi vëren: "Polici botëror amerikan, Evropa dhe Izraeli kanë dashur ta ndëshkojnë popullin palestinez dhe prandaj e kanë bojkotuar qeverinë."
Njohja e Izraelit, që kërkon Perëndimi prej Hamasit, prej kohësh është fakt, thotë Savki Hamash, një burrë i matur, mësues matematike: "Unë jam për atë që shteti palestinez të krijohet në kufijtë e vitit 1967 me Jerzulamin lindor si kryeqytet. Ne e kemi pranuar këtë dhe kjo është një histori e vjetër."
Në thelb është absurde, ndërhyn një palestineze energjike, që Perëndimi do të shohë patjetër në pushtet Mahmud Abazin dhe lëvizjen e tij Fatah. Në fund të fundit korrupsioni i Fatahut, që ka drejtuar autoritetet autonome nga 1994 deri në 2006 ka qenë aq i përhapur, sa që kjo bëri t´u jepet në dorë fitorja islamistëve: "Përpara dhjetë vjetësh askush s´ka qenë për Hamasin, elektorati i tyre ishte rreth 3%, ndërsa tani edhe kristianët kanë votuar për Hamasin për shkak të korrupsionit të Fatahut. Disa janë njerëz të arësyeshëm, por të tjerët në radhët e tyre kanë menduar vetëm për kuletën e tyre dhe për postet. E kjo ka bërë që të krijohet Hamasi."
Anketimet flasin se popullariteti i Hamasit gjatë javëve të funddit ka rënë vazhdimisht. Por qeveria islamike nuk do të largohet shpejt nga pushteti, as përmes referendumit, që sipas sondazheve do ta mbështesin 77% e palestinezëve.