1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diabetes Indien

14 Nëntor 2011

Shifrat e Organizatës Botërore të shëndetësisë janë të frikshme: 346 milionë njerëz janë të sëmurë nga diabeti në gjithë botën. Shtimin më të madh të rasteve të sëmundjeve e ka India.

https://p.dw.com/p/13AD9
Diabeti kërcënon zhvillimin
Diabeti kërcënon zhvilliminFotografi: picture alliance/dpa

Sipas një studimi të paraqitur vitin e kaluar me 92 milionë Kina, ka në botë numrin më të madh të të sëmurëve me diabet. Në Indi, sipas studimeve të fundit mendohet se shifra është "vetëm" 51 milion. Por, kjo pritet të rritet gjatë njëzet viteve të ardhshme me 150 për qind. Një gjë e tillë - përveç problemeve të vetë pacientëve - mund të përbëjë një pengesë serioze për rritjen dhe modernizimin e pushtetit në zhvillim të Indisë.

Sëmundje e mirëqënies

Është gjithmonë e njëjta histori që u tregojnë në Indi pacientët me diabet mjekëve të tyre. Në megaqytetet e Indisë si Delhi, Mumbai (dikur Bombay), Chennai (më parë Madras) ose Kolkata (më parë Kalkuta) prej orarit të gjatë të punës nëpër zyra, thjesht nuk kanë kohë për sport ose për të gatuar ushqim të shëndetshëm. Ata nuk kanë kohë për të bërë pazar e jo më për të gatuar. Në revista, në fletushka, fletëpalosje apo në reklamat televizive, kudo ka reklama për restorantet që ofrojnë fast-food, reklama për servis për pica apo hamburger. Tanimë në Indi Coca-Cola është bërë një pije kombëtare. Ai që pi cola është "cool". Dhe kush e mban veten se është dikushi, duhet të ketë në Indi patjetër një makinë që konsiderohet edhe si simbol statusi. Dhe ndërsa popullsia nëpër fshatra vazhdon të kryejë punë të rënda fizike, shumë familje në qytetet e Indisë kanë një a më shumë punëtore që u bëjnë punët e shtëpisë apo u gatuajnë.

Mosha mesatare në të cilin është diagnostikuar diabet në Indi është në 42, 5 vjeç
Mosha mesatare në të cilin është diagnostikuar diabet në Indi është në 42, 5 vjeçFotografi: AP
Mc Donalds në Indi
Mc Donalds në IndiFotografi: picture-alliance/ZB

E ardhmja  e kërcënuar e Indisë

Që kurse kryeministri indian P.V. Narasimha Rao, liberalizoi në vitin 1991 në tregjet e Indisë ekonomia po lulëzon. Vitet e fundit  India shënoi një rritje mesatare ekonomike deri në tetë për qind. Të ardhurat për frymë janë katërfishuar brenda njëzet vjetësh. Varfëria është ulur në mënyrë drastike. Numri i analfabetëve ka rënë. Por i gjithë ky progres mund të zhbëhet në qoftë se në vitet e ardhshme do të shkatërrohen prej sëmundjeve të tilla si diabeti, shanset e brezave të tërë. Sepse e rrezikuar është sidomos popullata më e re.

Mosha mesatare në të cilin është diagnostikuar diabet në Indi është në 42, 5 vjeç - në Perëndim kjo moshë është shumë më e lartë.

Profesor Hermann von Lilienfeld, zëvendëskryetari i Lidhjes Federale Gjermane të Diabetikëve përshkruan një tabllo të zymtë për të ardhmen: "Kjo është një barrë për të gjithë ekonominë." Duhet të merret parasysh edhe se në Indi ekziston një pjesë e madhe e popullsisë që ende nuk është ushqyer plotësisht, thotë Lilienfeld. "Me diabet sëmuren sigurisht, ata që orientohen gjithnjë e më shumë nga idealet perëndimore në aspektin e ushqimit dhe mënyrën e jetesës. Por paralelisht me këtë duhet të zhvillohen edhe sistemi i shëndetësor. Po këtu duhet të jemi skeptikë, sepse një gjë e tillë i tejkalon aftësitë e një vendi në zhvillim. Kjo është një detyrë e madhe. "

Diabeti kërcënon zhvillimin
Diabeti kërcënon zhvilliminFotografi: AP

Eksperti i diabetit,  Hermann von Lilienfeld, shpjegon pse diabeti është një sëmundje tinëzare, "Ka një shprehje të bukur: "Sheqeri nuk të lëndon" dhe prej kësaj pacientët mendojnë, se sëmundja e sheqerit nuk duhet të jetë aq e keqe, pra kam kohë. Por sëmundja e sheqerit ndikon në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si sëmundjet e zemrës, paraliza, sëmundet e shikimet apo probleme me veshkat. Dhe nëse vjen dikur tek mjeku, në qoftë se për shembull nuk sheh më, atëherë është tepër vonë dhe ju nuk mund të bëjë më gjë. Në Indi ka shumë njerëz që nuk kanë sigurim për shëndetit dhe për këtë shkojnë tek mjekut vetëm në minutën e fundit dhe për vizita kontrolli paraprak.

"Humbja e shikimit ose prerja e një gjymtyre do të thotë, në një vend si India varësi. Kështu që njerëzit me diabet të humbasin jo vetëm bazën e tyre të jetesës, por edhe dinjitetin. Pasojat e epidemisë së diabetit, sipas formulimit shumë drastik të ekspertëve, do të jetë në Indi edhe më të këqia se ngrohja globale - në qoftë se nuk ndërmerren shpejt hapa veprimi.

Autor: Priya Esselborn/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

Diabeti kërcënon zhvillimin
Diabeti kërcënon zhvilliminFotografi: AP