1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Det flakësh në Kanada - Zjarrëfikësit mbingarkesë në limite

4 Korrik 2021

Zjarret po përfshijnë gjithnjë e më shumë zona në Kanada: Vala e të nxehtit ekstrem në vend po shkakton gjithnjë e më shumë zjarre në pyje. Veçanërisht e rëndë është gjendja në krahinën British Columbia.

https://p.dw.com/p/3w0c8
Waldbrände in Kanada
Fotografi: Darryl Dyck/The Canadian Press/AP/picture alliance

Në Kanada ka ndërkohë të paktën 174 zjarre në pyje, prej tyre 80 kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit, njoftojnë autoritetet e krahinës perëndimore të Kanadasë. Vetëm të premten (2.07) janë numëruar rreth 12.000 goditje rrufeshë që kanë shkaktuar shumë zjarre, tha drejtuesi i njësisë së zjarrëfikësit në British Columbia, Cliff Chapman. Të prekura janë kryesisht nga zjarret zonat përreth qytetit Kamloops, 350 km në veri-lindje të metropolit  Vancouver.

Për shkak të zjarreve të premten u mblodh shtabi i krizës së qeverisë kanadeze nën drejtimin e kryeministrit Justin Trudeau. "Ne do të jemi në gatishmëri për të ndihmuar", siguroi kryeministri. Trudeau për këtë është konsultuar me kryeministrin e krahinës British Columbia, John Horgan, si dhe me kryebashkiakun e drejtuesit e banorëve indigjenë të zonave të rrezikuara.

Ministri kanadez i Mbrojtjes Harjitt Sajjan deklaroi, se një trupë e ndërhyrjes me 350 ushtarë si dhe një avion transporti e dy helikopterë të tipit  Chinook janë nisur në rajon, për të mbështetur forcat e zjarrëfikëseve. Helikopterët mund të transportojnë zjarrëfikësit, aparatura të rënda ose mund të ndihmojnë për evakuuimin e zonave.

Me shqetësim për gjendjen u shpreh ministri kanadez për Sigurinë Publike, Bill Blair. "Këto zjarre në pyje tregojnë, që ndodhemi në fazën e parë të një vere të gjatë e të vështrë."

Gati 50 gradë Celsius është matur temperatura në Lytton, përpara se fshati të digjej tërësisht.

Kanada Waldbrände
Zjarr masiv, Lytton / British ColumbiaFotografi: 2 RIVERS REMIX SOCIETY/VIMEO.2RMX.CA/REUTES

Kryeministri i British Columbias Horgan u bëri thirrje banorëve, që të ndjekin udhëzimet e autoriteteteve. Deri tani prej zjarreve janë larguar nga vendbanimi mijëra vetë, disa prej tyre konsdierohen të humbur. Fshati Lytton rreth 250 km në veri-lindje të Vancouverit gjatë natës të enjten u evakuua, kur zjarri nisi të përhapet me shpejtësi. Fshati me 250 banorë është shkatërruar thuajse tërësisht.

Në Lytton u regjistruar temperatura rekord në mbarë vendin me 49,6 gradë Celsius. Edhe për ditët në vazhdim parashikohen temperatura shumë të larta në British Columbia. Parlajmërim nga temperatura ekstreme është dhënë edhe për krahinat Alberta, Saskatchevan dhe Manitoba, si dhe për pjesë të territoreve veri-perëndimoe dhe veriun e Ontarios. Autoritete tërheqin vëmendjen edhe nga rreziku i vërshimeve prej shkrirjes së borës në majat e maleve, që shkaktohet prej të nxehtit ekstrem.

Zjarre edhe në SHBA

Më në jug, në shtetet e SHBA-së Uashington dhe Oregon po ashtu dominojnë tempraturat e larta në vlera rekord mbi 40 gardë Celsius. Në Veri të Kalifornisë janë mobilizuar qindra zjarrëfikës për të kufizuar zjarret në pyje. Nga zjarri janë djegur thuajse 40.000 hektar, ndër to edhe një zonë e frekuentuar turistike.

Temperaturat ekstremisht të larta shkaktohen prej dukurisë "kupola e të nxehtit". Kjo bën që presioni i lartë në atmosferë e mban të bllokuar në një zonë të nxehtit. Kjo dukuri shkaktohet gjithnjë e më shpesh edhe prej ndryshimit global të klimës.

haz/mak (afp, dpa)