1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Del Ponte kërkon që KS të shtyjë vendimin për Kosovën deri në arrestimin e kriminelëve të luftës

19 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AyIv

Nju Jork: Në një raport të përgatitur për Këshillin e Sigurimit, Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, vuri në dukje përparimin e rëndësishëm që Serbia ka bërë në bashkëpunimin me gjykatën. Del Ponte i quan arrestimet e fundit të të dyshuarve si Zdravko Tolimir dhe Vlastimir Gjorgjeviç, shembullin e një bashkëpunimi më të mirë. Por, ajo e quajti problem të madh dështimin për të arrestuar dhe ekstraduar ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak, Ratko Mladiç. Prokurorja del Ponte i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të shtyjë marrjen e vendimit për të ardhmen e Kosovës derisa disa nga të kërkuarit kryesorë për krime lufte në Ballkan të arrestohen. Prokurorja ka vënë në dukje shtimin e bashkëpunimit të Serbisë për dërgimin në Hagë të disa prej të kërkuarve kryesorë për krime lufte.