1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deklaratë e ambasadorit gjerman në Tiranë Peter Zingraf

11 Dhjetor 2020

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, tha në një deklaratë se dhuna nuk mund të jetë zgjidhja.

https://p.dw.com/p/3mbUu
Peter Zingraf
Ambasadori i RFGJ Peter ZingrafFotografi: Germany Embassy Tirana

Në një deklaratë lidhur me protestat që pasuan vrasjen një të riu nga policia në Tiranë ambasadori i RFGJ-së në Tiranë tha: "Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës.

Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i së drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna."