Danimarka tërheq trupat e saj ushtarake nga Iraku
27 Korrik 2007Socialdemokratët opozitarë e akuzojnë qeverinë e kryeministrit Anders Fogh Rasmussen, se kërkon t´u shmanget me qëllim të gjitha temave të veshtira, për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen së shpejti.
Tërheqja e trupave daneze po zhvillohet me shpejtësi më të madhe se ç´ishte paramenduar. Sipas bazës së ushtrisë në Basra, rreth gjysma e 400 ushtarëve danezë që ishin stacionuar në jug te Irakut, janë larguar ndërkohë nga vendi. Tërheqja e trupave danezë ishte planifikuar të fillonte më 10 gusht. Por sipas informacioneve më të fundit, ushtarët që kanë mbetur atje, do të kthehen javën e ardhshme në shtëpitë e tyre. Deri në fund të vitit do të qëndrojnë rreth 50 ushtarë danezë në jug të Afganistanit dhe do të qëndrojnë në gadishmëri me 4 helikopterë për fluturime kontrolli.
Në të njejtën kohë Danimarka ka deklaruar se do ta rrisë numrin e ushtarëve të saj në Afganistan. Në provincën Helmand janë stacionuar ndërkohë 440 ushtarë danezë. 200 të tjerë do të arrijnë deri në fillim të vjeshtës. Suedia kish deklaruar e para se do ta rriste numrin e ushtarëve të saj në rajonin afgan Mashar-i-Sharif. Ushtarët bëjnë pjesë në turpat e ISAF-it.
Tërheqja e trupave daneze ka krijuar në Danimarkë shqetësime nga më të ndryshmet, sidomos në politikën e brendshme në vend. Social demokratët opozitarë e akuzojnë qeverinë e kryeministrit Anders Fogh Rasmussen se kërkon të zhvillojë zgjedhje të reja të parakohshme dhe nuk do të zgjidhë problemet aktulae dhe akute me të cilat po haset vendi aktualisht. Socialdemokratët i kundërshtojnë deklaratat e kryeministrit, sipas të cilit situata e sigurisë në Basra është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme qysh prej stacionimit të ushtarëve danezë atje. Eksperti i socialdemokratëve danezë për politikën e jashtme Lykketoft, tha se të gjitha informacionet dhe kërcënimet kundër trupës daneze, dëshmonin se në fakt deklaratat e kryeministrit nuk ishin të vërteta. Qeveria në Kopenhagen kërkon të tërhiqet pa humbur komplet imazhin e saj nga një pushtim të planifikuar në mënyrë katastrofale. Lykketoft kujtoi me këtë rast edhe vrasjen e një bashkëpunëtori irakian të trupave daneze në dhjetor të vitit të kaluar.
E shqetësuar mbi sigurinë e bashkëpunëtorëve të saj irakianë, Danimarka u ka ofruar 200 bashkëpunëtorëve irakianë azil politik. Bëhet fjalë për përkthyes dhe familjet e tyre. Pas tërheqjes së trupave daneze nga Iraku, nuk mund të kujdeset më askush për sigurinë e këtyre njerëzve.