1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Danimarka kampione e Evropës në hendboll

28 Janar 2008

Danimarka ka fituar për herë të parë një titull ndërkombëtar dhe shkon në lojërat olimpike në Pekin si kampion i Evropës në hendboll.

https://p.dw.com/p/Cyjo
Hendboll - Ndeshja Kroaci Danimarkë
Hendboll - Ndeshja Kroaci DanimarkëFotografi: AP

Skandinavët fituan në Lillehammer ndeshjen finale kundër fituesit olimpik Kroacisë me rezultatin 24:20. Për lars Christiansen lojtar i Handevittit dhe portieri kryesor i danezëve, fitorja ka një rëndësi të veçantë.

"Për mua kjo është e pakuptueshme, ky ishte shansi im i fundit për të ardhur në lojërat olimpike dhe kesaj rradhe ia arritëm. Dhe gëzohemi pa masë. Unë dridhem si një djalë i vogël."