Dëme dhe viktima nga vërshimet në Jug të Gjermanisë
30 Maj 2016Reklamë
Gmünd në Jug të Gjermanisë: prej motit me reshje të dendura masa gjigante uji vërshuan nëpër qytet. Nje punonjës i zjarrfikësit gjetivdekjen prej vërshimeve. Ai humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një person që rrezikohej të mbytej.
Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura. Në disa zona gjatë natës ka pasur reshje të dendura si asnjëherë gjatë këtyre javëve të fundit.
Dëme të mëdha janë shkaktuar në Baden-Vyrtemberg dhe në Bavari. Gjithsej kanë gjetur vdekjen tre vetë. Rreziku ende nuk është tejkaluar, sepse ka paralajmërime për vazhdimin e motit të keq.