Countdown për krizën në eurozonë: Takimi i Parisit
14 Tetor 2011Ministrat e Financave dhe drejtorët e bankave të bankënotave të vendeve lidere të ekonomisë botërore synojnë me takimin e së premtes të përgatisin samitin e G20-s. Por tema dominuese është kriza e borxheve në eurozonë, sepse presioni ndaj qeverive evropiane po rritet. Ato duhet të mbështesin bankat e tyre. Japonia dhe SHBA bëjnë presion që të mbështeten bankat, në mënyrë që të stabilizohet gjendja e tregjeve financiare. Ministri francez i Financave, François Baroin paralajmëroi pak para takimit dy ditësh se do të ketë një propozim gjermano-francez për pjesëmarrje më të madhe të bankave në shpëtimin e Greqisë. Nuk u dhanë hollësi të tjera. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble para takimit zhvilloi bisedime me presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
Merkel i kërkon SHBA-së dhe Britanisë të pranojnë taksën e transaksioneve
Edhe kancelarja gjermane Merkel ka dhënë një deklaratë në kuadër të takimit të ministrave të Financave në Paris. Në takimin e sindikatave të metalurgjisë në Karlsruhe Merkel tha se edhe SHBA dhe Britania e Madhe duhet të bien dakord për futjen globalisht të taksës së transaksioneve. Nuk duhet të jetë kështu, që ata që bëjnë presion ndaj vendeve të eurozonës për veprime në shkallë të gjerë të refuzojnë po në shkallë të gjerë taksën e transaksioneve, tha Merkel.
Ministri gjerman i Financave Schäuble, dhe homologët e tij nga vendet e tjera eurozonës, duhet t'u shpjegojnë ndër të tjera partnerëve të G20, se si do të rikapitalizojnë bankat në vendet e tyre, për të mundësuar reduktimin e borxhit grek. Presidenca franceze e G20 këmbëngul lidhur me këtë për një plan veprimi për një rritje e ekonomike të fuqishme, të qëndrueshme dhe të balancuar.
Kritika eurozonës
Qëllimi i kësaj është që të reduktohet disekulibri mes fuqive ekonomike. Shefi i grupit të eurozonës dhe kryeministri luksemburgas Jean-Claude Juncker e mban si të nevojshme një rikapitalizim të bankave europiane. Problemet e disa bankave janë të përziera me krizën e borxheve, tha ai në radion gjermane Deutschlandfunk. Nga takimi së premtes pritet që vendet e G20 si SHBA-ja dhe Kanadaja, por edhe vendet me ekonomi në zhvillim si Kina dhe Brazili, të kritikojnë menaxhimin e krizës në eurozonë.
Pas takimi përgatitor të së premtes në samitin e 23. Tetorit, shtetet e raundit të G20-s takohen në Paris për të marrë një nismë të re për zgjidhjen e krizës.
Autor: ag/Arapi/Kelmendi
Redaktoi: Eliana Xhani