1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vogt me medalje ari

Andreas Sten-Ziemons/Angjelina Verbica12 Shkurt 2014

Carina Vogt shkoi në Soçi pa asnjë fitore në kupën e botës dhe ia kaloi konkurrencës duke dalë fituese.

https://p.dw.com/p/1B7DS
Carina Vogt
Fotografi: picture-alliance/dpa

Carina Vogt dhe trajneri i saj Andreas Bauer i kishin vënë vetes qëllim të arrinin një vend në krye, por për një medalje ndoshta vetëm kishin ëndërruar. Dhe pastaj kjo. Në garën e parë të kërcimit me ski për femra nö olimpiadë 22-vjeçarja katapulton në medalje ari. Me diferencë të ngushtë prej vetëm 1.2 pikësh përpara austriakes Daniela Iraschko-Stolz dhe francezes Caroline Mattel.

Pas garës Vogt nuk mund t'u besonte veshëve. Ajo mbuloi fytyrën me duar, u lëshua e befasuar mbi dëborë dhe qau nga gëzimi. Kjo nuk ishte vetëm fitorja e parë e një gruaje në kërcimin me ski nö olimpiadë, por edhe triumfi i parë në karrierën e Vogt. Edhe në ceremoninë e dhënies së luleve, të nderimit të fituesve menjëherë pas garës, rrodhën lotët. "Në fakt nuk di çfarë të them dhe nuk mund ta besoj atë, që sapo ka ndodhur dhe nuk di se çfarë të them", tha Vogt me zë të mbytur nga lotët në intervistë me ARD. "Sekondat këtu poshtë ishin të tmerrshme, derisa erdhi rezultati. Unë akoma nuk mund ta besoj."

Suses i papritur

Në shtëpi, në qytetin e saj të lindjes Degenfeld, një qytet i vogël në Gjermaninë jugore, i tërë klubi i saj i skive festoi fitoren në public viewing. Këtu Vogt ka bërë hapat e parë të karrierës së saj. Që kur ishte katër vjeç, shikonte me dëshirë kërcimet me ski në televizion. Kur ishte gjashtë vjeç, kërceu për herë të parë dhe i mbeti besnike pasionit të saj.

Në vitin 2004 ajo nisi të kërcejë fillimisht për FIS (Federatën Ndërkombëtare të skive), që nga viti 2006 në Continental-Cup. Arritjet e saj më të mëdha deri tani kanë qenë medalje bronzi me ekipin e përzier në të Kampionatin Botëror nordik të Skive në vitin 2013 në Val di Fiemme, medalje argjendi me ekipin dhe bronzi vetëm në Kampionatin Botëror të Skive për të rinjtë në vitin 2012 në Erzurum.

Russland Olympiade Sotschi 2014 Skispringen Carina Vogt
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ne ia kishim vënë syrin ndonjë vendi të dytë apo të tretë, ngaqë Takanashi ishte superiore. Por lojërat olimpike dhe sporti shkruajnë herë pas here historitë e tyre", tha trajneri kombëtar Bauer në intervistë për ARD. Por japonezja Sara Takanashi, e cila kishte fituar dhjetë nga 13 kërcimet e Kupës së Botës të sezonit, doli e katërta, në vend të saj shkroi Vogt historinë olimpike.