1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cameron kundër migracionit nga vendet e BE

Carla Christina Bleiker23 Maj 2015

Kryeministri britanik kërkon pakësimin e të drejtave për emigrantët nga BE. Në situatën aktuale propozimet e tij do të binin në kundërshtim me ligjin e BE-së, por Cameron do të negociojë fort, për ta ndryshuar atë.

https://p.dw.com/p/1FVFO
Fotografi: Getty Images/AFP/L. Neal

Kur konservatorët fituan disa javë më parë zgjedhjet në Britaninë e Madhe dhe morën vota të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm, disa miq evropianë duhet ta kenë parandjerë të keqen. Torit janë të njohur për politikën e tyre kritike ndaj Bashkimit Evropian. Ata kanë planifikuar madje edhe një referendum kombëtar në vitin 2017, që duhet të sqarojë, nëse Britania e Madhe duhet të mbetet pjesë e BE-së, apo të dalë prej saj.
Kryeministri i vjetër dhe i ri David Cameron u ka premtuar zgjedhësve të tij, se do të agazhohet që tani, që vendi i tij të marrë më shumë të drejta në kuadër të BE. Një pikë, që ai e ka shumë për zemër dhe të cilën e theksoi edhe në një fjalim të enjten (21.05) është: Reduktimi i emigracionit të qytetarëve të tjerë të BE-së në Britaninë e Madhe.
Sfidë thuajse e hapur ndaj BE
"Unë dhe shumë të tjerë besojnë se është e drejtë, që të reduktojmë joshjen për njerëzit, që duan të vijnë këtu", tha Cameron në fjalimin e tij në Londër. Koha e fjalës së tij duket se është zgjedhur qëllimisht: pas saj kryeministri udhëtoi në një samit të Partneritetit Lindor të BE-së në Letoni. Me fjalët e tij të qarta ai me siguri që donte t ‘u bënte të qartë edhe homologëve në BE, se sa e rëndësishme është për të kjo çështje.
Disa orë para fjalës së tij u publikuan shifra të reja të eimigracionit për Britaninë e Madhe. Ataotregojnë pse shumë britanikë janë të ndjeshëm ndaj çështjes së emigracionit. Në vitin 2014 emigracioni neto arriti në 318.000 njerëz. Emigracioni neto është numri i njerëzve, të cilët kanë emigruar minus njerëzit, që janë larguar nga vendi në të njëjtin vit 2014. Në fillim të mandatit të tij të parë Cameron kishte premtuar se do ta reduktonte emigracionin neto në më pak se 100.000 vetë. Ai nuk mundi ta mbajë këtë premtim.
Emigracioni i qytetarëve të BE-së, që duan të marrin ndihma sociale në Britaninë e Madhe, së bashku me qëndrimin e rreptë ndaj emigrantëve të paligjshëm do jetë një nga temat kryesore, për të cilat Cameron të negociojë me BE-në për mbetjen vendit të tij në bashkimin e shteteve.
Ndryshimet në fushën e kontributeve sociale, për të reduktuar emigracionin nga BE, do të jenë një domosdoshmëri absolute në negociatat e mia të reja," tha kryeministri. "Liria e lëvizjes [brenda BE-së] është menduar gjithmonë si liri për të nisur një punë diku tjetër, dhe këtë lloj lirie lëvizjeje, unë e mbështes."
Londra dëshiron më pak të drejta për emigrantët
Cameron ka ide të qarta se çfarë dëshiron të ndryshojë në rregullat e emigracionit. Ai dëshiron nga njëra anë të vendosë, që emigrantët nga vendet e BE-së, të cilët shkojnë në Britaninë e Madhe, të kenë jetuar katër vjet në vend, para se të fitojnë të drejtën për përfitime sociale. Nga ana tjetër ai dëshiron t'i kthejë përsëri, ata që pas gjashtë muajsh nuk kanë gjetur vend pune në Britaninë e Madhe.
"Se sa konform me ligjet evropiane janë propozimet e tij është e diskutueshme”, tha për DW Nicolai von Ondarza, ekspert për Britaninë e Madhe në fondacionin Shkenca dhe Politika (SWP). Në këtë mënyrë do të ndodhte një diskriminim ndërmjet qytetarëve britanikë dhe qytetarëve të tjerë të BE-së, i cili për shkak të rregullit të antidiskriminimit në legjislacionin e BE nuk është në përputhje me ligjin."
Çështja e kontributeve sociale për emigrantët është e komplikuar, jo vetëm në Britaninë e Madhe. Në nëntor 2014 Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që autoritetet gjermane të mos i paguanin asistencën e papunësisë të quajtur Hartz IV një gruaje rumune, e cila jetonte në Gjermani prej katër vitesh pa u përpjekur të gjejë punë. Me fjalë të tjera, në BE lejohesh të punosh, ku të duash, por jo të jesh i papunë.

Nicolai von Ondarza: akoma shumica e britanikëve është për të qëndruar në BE
Nicolai von Ondarza: akoma shumica e britanikëve është për të qëndruar në BEFotografi: SWP

Negociata të vështira në horizont

Propozimi i dytë i Cameronit për të përzënë ato, që nuk gjejnë punë pas gjashtë muajsh, duket gati pak absurd. Një qytetar i BE-së, së paku sipas gjendjes aktuale, mund të hyjë përsëri në Britaninë e Madhe një ditë pas dëbimit Sepse në BE vlen parimi i lirisë së lëvizjes. Njerëzit nga shtetet anëtare mund të lëvizin të lirë në Bashkimin Evropian dhe të shkojnë të banojnë, ku të duan. Për këtë nuk u nevojiten viza.
Për të zbatuar planet e tij, kryeministri britanik do të duhet të bëjë disa ndryshime. Ndoshta që në qershor ai do t’u parashtrojë homologëve të tij në BE, se çfarë kushtesh duhet të plotësohen, në mënyrë që qeveria në referendumin e planifikuar për vitin 2017 t'i bindë qytetarët për të qëndruar në BE. Cameron nuk dëshiron të negociojë, por a do t'i shërbejë vallë kjo?
"Qëndrimi i shumicës së vendeve të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, është se ata në parim duan të mbajnë Brianinë e Madhe në BE, por jo me çdo çmim", shpjegon von Ondarza. Për diçka tç tillë themelore, si liria e lëvizjes, për çdo ndryshim duhet të arrihet një konsesus i vertetë në mesin e anëtarëve. Modifikimet e traktateve të BE-së do të duhet të vendosen në mënyrë unanime. Von Ondarza mendon se kjo mund të ketë pak gjasa: "Unë nuk mund ta imagjinoj, që shtetet e tjera të BE-së, do të miratojnë planet, që ka skicuar Cameroni.”

Dalja e Britanisë së Madhe nuk do të ishte mirë për askënd

Përfundimi i çdo referendumi është e vështirë të parashikohet. Por me partitë kritike ndaj BE si UKIP, që nxit popullatën në Britaninë e Madhe kundër BE, të paktën mund të imagjinohet që njerëzit të votojnë në favor të daljes nga BE, mendon eksperti për Britaninë e Madhe von Ondarza. Por ai thotë gjithashtu se ky nuk do të ishte përfundim i mirë për të dyja palët.
Britania e Madhe do të prekej shumë ekomikisht, sepse shumë firma britanike varen nga eksporti i favorizuar në vendet e tjera të BE-së. Dhe BE përveç një tregu të madh të shitjes do të humbiste paguesin e katërt për nga fuqia, si dhe një fuqi të rëndësishme në politikën e jashtme. Von Ondarza mendon: "Nga perspektiva e sotme duhet thënë, se ka vetëm të humbur, në rast se Britania e Madhe del nga BE."

UKIP nuk është vetëm kundër BE, por edhe kundër emigracionit.
UKIP nuk është vetëm kundër BE, por edhe kundër emigracionit.Fotografi: DW/B. Wesel