1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bërns: Deri në maj KS do të marë një vendim rreth propozimit të Ahtisarit

Viron Gjymshana26 Mars 2007

Në të njëjtën ditë kur kryenegociatori për statusin e Kosovës paraqiti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së propozimin e tij për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike, Nikolas Bërns, deklaroi në Bruksel se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm planin e Ahtisarit.

https://p.dw.com/p/ArXI
UN në Kosovë
UN në KosovëFotografi: AP

Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns deklaron në Bruksel se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht "pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën"

Po në Bruksel Solana dhe Schefer pohojnë se sa më shpejt që Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të vendosë për Kosovën, aq më mirë do të jetë.

Në të njëjtën ditë kur kryenegociatori për statusin e Kosovës paraqiti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së propozimin e tij për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, po atë ditë nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike, Nikolas Bërns, deklaroi në Bruksel se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm planin e Ahtisarit për një "pavarësi të mbikqyrur për Kosovën" dhe se këtë qëndrim të Shteteve të Bashkuara, Bërns do ia bëjë të ditur personalisht sot pasdite presidentit serb Boris Tadiç.

Këto deklarata zyrtari I lartë amerikan I bëri gjatë një konference të organizuar nga Qëndra Politike e Studimeve Europiane ku u debatua rreth sfidave dhe mundësive që duhet të përballojë bashkësia euroatlantike sot dhe në të ardhmen.

Bërns si shembull të këtij bashkëpunimi përmendi në rradhë të parë Ballkanin si dhe më pas Afganistanin, por pa harruar edhe zona të tjera të nxehta të globit ku BE-ja dhe SHBA-ja kanë punuar dhe po punojnë bashkarisht.

So është një ditë e rëndësishme për popullin e Kosovës, por po ashtu edhe për Serbinë dhe mbarë rajonin, - deklaroi Bërns, duke iu referuar bisedimeve që po zhvillohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe shpalljes zyrtarisht të mbështetjes së qeverisë amerikane për "pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën". Zyrtari i lartë
amerikan theksoi se që nga viti 1999 Kosova u shkëput nga Serbia dhe po qeveriset nga Kombet e Bashkuara në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Që atëhere Europa dhe amerika janë angazhuar atje së bashku, politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht. Bërns në fjalën e tij theksoi se ndërhyrja e NATO-s I dha fund pastrimit etnik të kryer nga regjimi I Millosheviçit, politika e të cilit nxiti që nga viti 1991 shkatërrimin e Jugosllavisë. Sot ka ardhur dita e pavarësisë për Kosovën dhe demokracisë për Serbinë – deklaroi nënsekretari amerikan i shtetit, duke pohuar njëkohësisht se udhëheqësit e Kosovës janë tashmë të përgatitur për pavarësinë, por po ashtu edhe për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat e pakicave serbe që jetojnë atje.

Po sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jaap de Hop Schefer si dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së pohuan sot gjatë një konference të përbashkët shtypi, që dhanë në selinë e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, se ata do të ndjekin me shumë vëmendje diskutimet që do të mbahen në Këshillin e Sigurimit
të OKB-së rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Duke shprehur interesimin e tyre madhorn daj këtij problemi, dy zyrtarët e lartë lanë të kuptohej se nga dita e sotme do të jenë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do merren me këtë çështje, por si Solana ashtu edhe Skefer u shprehën se sa më shpejt që Këshilli i
Sigurimit të OKB-së do të vendosë për Kosovën, aq më mirë do të jetë.

Më pas zyrtarët e lartë euroatlantikas nënvizuan edhe një herë tjetër angazhimin e KFOR-it dhe BE-së në Kosovë edhe në të ardhmen.