Buxheti i BE-së për vitet 2014-2020
21 Qershor 2013Prej muajsh në ndërtesën e Këshillit të BE-së në Bruksel po vazhdojnë grindjet për buxhetin për vitet 2014-2020 për shkak se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së duan t'i shkurtojnë në mënyrë të konsiderueshme të hollat për Komisionin e Bashkimit Evropian, pra për administratën e BE-së, dhe të Parlamentit Evropian.
Për herë të parë, deputetët luajnë një rol vendimtar në dramën për buxhetin. Sipas traktatit të ri të BE-së, Traktatit të Lisbonës, tani Parlamenti ka të drejta pothuajse të barabarta në hartimin e buxhetit shtatëvjeçar.
Megjithatë Parlamenti nuk mund të përgatisë ndonjë projektbuxhet, por vetëm të pranojë tërësisht propozimin e udhëheqësve të shteteve dhe të qeverive, ose ta refuzojë atë. Prandaj, kufiri i sipërm i shpenzimeve të buxhetit të përbashkët të BE do të mbeten për shtatë vjetë një bilionë euro. Parlamenti mund të arrinte që tani që planifikimi i buxhetit të jetë fleksibël dhe që paratë e pashpenzuara të mund të përdoren për projekte të tjera. Deri tani paratë e pashpenzuara u ktheheshon sërish shteteve që paguajnë në depozitat e BE-së.
Subvencione për fermerët dhe rajonet e varfra
Buxheti i përbashkët i BE-së, prej të cilit dalin sidomos subvencionet për bujqësinë dhe peshkimin (39 përqind) dhe nxitjen e rajoneve të pazhvilluara në Evropë (46 për qind) shfaq disa karakteristika të veçanta në krahasim me buxhetet kombëtare. Buxheti nuk ushqehet nga taksat, por nga të ardhurat nga doganat, dhe sidomos kontributet e 27 shteteve anëtare të BE. Komisioneri për Buxhetin Janusz Lewandowski nuk duhet të hyjnë në borxhe. Me përjashtim të rreth gjashtë qind si shpenzime administrative, fondet e paguara iu kthehen përsëri si masa mbështetëse shteteve anëtare.
Paguesi më i madh në buxhet është vendi më i madh anëtar, Gjermania, me nëntë miliardë euro në vitin 2012. Polonia është përfituesi më i madh, me rreth 11 miliardë euro. Nëse llogaritja bëhet sipas numrit të popullsisë, danezët me 150 euro në vit paguajë më shumë se të gjithë. Gjermanët paguajnë rreth 110 euro. Përfituesi më i madh për banori është Hungaria me 442 €. Fondet e shpëtimit për Greqinë, Qipron, Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën ushqehen vetëm në një pjesë të vogël prej fondeve të përbashkëta të BE-së. Shumicën e parave e paguajnë shtetet e eurozonës në fondin e shpëtimit ESM.
Paguesit neto duan të kursejnë
Nën presionin e Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë, krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën në samitin e shkurtit kufizimin e shpenzimeve në 908 miliardë euro për vitet 2014-2020. por nëse vërtet do të kursehet nuk mund të thuhet, sepse për shkaqe teknike kufiri i vërtetë i shpenzimeve është rreth 960 miliardë euro. Në vitet 2007-2013 BE-ja do të shpenzojë një total prej 925 miliardë eurosh.
Shpenzimet e planifikuara për vitin financiar 2013 arrijnë tashmë në 143 miliardë euro. Një hendek financimi për buxhetin aktual prej rreth 5 miliardë eurosh negociatorët e Parlamentit të BE, të Këshillit të Ministrave dhe Komisioni të BE-së nuk mundën ta mbyllnin.