1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush qëndron sot në Kaliforni, moti më i qetë ndihmon zjarrfikësit

25 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BwNy

Në jug të Kalifornisë rriten shpresat për një parandalim më të lehtë të zjarreve për shkak të motit. Meteorologët thonë se erërat e forta, me shpejtësi gati 100 kilometra në orë, janë qetësuar sot, duke u dhënë zjarrfikësve mundësi më të mirë për të shuar zjarret. Zjarret kanë djegur më shumë se 1 mijë e 500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera dhe kanë detyruar evakuimin e mbi 1 milion njerëzve nga shtëpitë e tyre. Zjarret u përhapen si pasojë e erërave me mot të thatë e të nxehtë, duke djegur më shumë se 165 mijë hektarë në zonat midis Los Anxhelosit dhe San Diegos. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush do të vizitojë sot Kaliforninë për t'u informuar më hollësisht mbi dëmet e shkaktuara nga zjarret.