Bundestagu grindet pёr dёbimet e refugjatёve
24 Mars 2017Ministri i Brendshёm Thomas de Maizière po kёrkon nё Parlament qё tё miratohet njё projektligj i diskutueshёm, i cili parashikon mё shumё konseguencё nё dёbimin e refugjatёve dhe kontrolle mё tё ashpra tё personave tё ashtuquajtur „rrezikues". Opozita ёshtё kundёr kёsaj nisme ligjore.
Ministri i Brendshёm de Maizière do ta rrisё dukshёm numrin gjithsesi tё lartё ndёrkohё tё dёbimeve dhe largimit tё azilkёrkuesve tё refuzuar. „Tё mbёshtesёsh kthimin dhe tё mbёshtesёsh integrimin janё dy anё tё medaljes", tha de Maizière nё Bundestag. Paketa ligjore e debatuar nё leximin e parё nё parlament pёr ashpёrsimin e rregullave tё azilit dhe pёr ndihmat pёr ata qё kthehen vulnetarisht ёshtё njё „kontribut i rёndёsishёm", tha politikani kristiandemokrat.
Kёtё paketё masash koalicioni qeverisёs e konceptoi pas sulmit nё tregun e Krishtlindjeve nё dhjetor nё Berlin, si pasojё ё tё cilit gjetёn vdekjen dymbёdhjetё vetё. Sfondi ёshtё, qё atentatori me prejardhje nga Tunizia, Anis Amri, paraprakisht kishte rёnё nё sy tё autoriteteve si rrezikues, por atё nuk e kishin dёbuar. Si arsye pёr kёtё u pёrmend mungesa e dokumentave.
Pranga elektronike nё kёmbё
Me ashpёrsimin e ligjeve synohet qё tё mund tё zbatohet mё mirё detyrimi pёr largim i azilkёrkuesve tё refuzuar. Rrezikuesit qё kanё detyrim tё largohen nga Gjermania mund tё mbikqyren me ndihmёn e prangёs elektronike nё kёmbё ose nё dallim nga deri mё sot mund tё mbahen mё gjatё nё arrest.
Pёr tё huajt qё fshehin identitetin e tyre ose e refuzojnё kthimin, duhet tё kufizohet e drejta e qendrimit. Pёr pёrcaktimin e identitetit Zyra Federale pёr Migracionin dhe Refugjatёt (BAMF) duhet tё lejohet tё lexojё edhe telefonat mobil. Po ashtu duhet tё zgjatet koha e qendrimit tё refugjatёve nё pikat e pranimit fillestar.
De Maiziere theksoi, se zbatimi i rregullores pёr kthimin e azilkёrkesve tё refuzuar ёshtё njё parakusht i rёndёsishёm pёr pranimin e kёtij ligjitn e qendrimit janё tё pakuptimta, nёse nё fund ato nuk janё konsekuente. "Ndaj duhet t'i themi Po integrimit tё mirё tё atyre qё kanё nevojё pёr mbrojtje, dhe po ashtu t'i themi Po kthimit tё atyre qё nuk e kanё tё nevojshme njё mbrojje tё tillё ", tha ministri i Brendshёm.
Kritikё e ashpёr e opozitёs
Opozita i konsideron tё ekzagjeruara planet e qeverisё. "Njё dyshim kolektiv ndaj tё arratisurve" nuk ёshtё konform shtetit tё sё drejtёs dhe ёshtё jo dinjitoz tha Luise Amts nga partia ekologjke.
Sipas tё dhёnave tё ministrit de Maizièr vitin e kaluar janё kthyer rreth 25.000 azilkёrkues tё refuzuar nga Gjermania pёr nё atdheun e tyre. Kёtyre u shtohen edhe 55.000 tё kthyer vullnetarisht. Kjo shёnon njё rritje me 40% krahasuar me vitin 2015. Por sipas ministrit tё Brendshёm duhet tё kthehen edhe mё shumё. Deri nё fund tё janarit 2017 nё Gjermani jetonin rreth 213.000 azilkёrkues tё refuzuar, qё e kanё tё detyrueshёm largimin nga vendi.
wl/uh (dpa, afp, kna)