1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu gjerman miraton ndihmën financiare për Qipron

Axel John/Pandeli Pani 19 Prill 2013

Bundestagu i dha në fund dritën jeshile ndihmës financiare për Qipron vetëm nga frika e pasojave të paparashikueshme.

https://p.dw.com/p/18ItQ
Fotografi: Reuters

Sikurse pritej Bundestagu gjerman e miratoi me shumicë ndihmën financiare për Qipron: Madje pavarësisht kritikave të ashpra të opozitës për menaxhimin e krizës nga ana e qeverisë edhe përfaqësuesit e opozitës votuan pro ndihmës.

Gjatë debatiz parlamentar ministri i Financave Wofgang Schäuble paralajmëroi se pa miratimin e kredive Qiproja gjendet para falimentimit. Schäuble paralajmëroi se "... prej Qipros mund të shkaktohen efekte ngjitëse për gjithë zonën e euros dhe prandaj ndihma financiare për Qipron është e nevojshme."

Zypern Hilfe CDU/CSU Fraktion Schäuble
Wofgang SchäubleFotografi: Reuters

Paketa e shpëtimit për Qipron përbëhet nga 9 miliardë euro nga fondi evropian ESM - pjesa gjermane në këtë paketë: 2.6 miliardë euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar do të paguajë një miliardë euro, kurse Qiproja vetë duhet të verë në dispozicion 13 miliardë euro.

Për të arritur këtë shumë do të taksohen ata persona që kanë llogari bankare në Qipro dhe pasuri të mëdha. Sektori bankar i Qipros po përballet me një reformë radikale.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate SPD, Frank-Walter Steinmeier tha: "Ne jemi solidarë me Qipron, por nuk jemi solidarë me një model biznesi që e shpall veten si një parajsë për pastruesit e parave dhe ata që duan t'u shmangen taksave"

Frank-Walter Steinmeier / SPD / Sozialdemokraten / SPD-Fraktionschef / **ohne 16:7-Format**
Frank-Walter SteinmeierFotografi: picture-alliance/dpa

Në rast se tani pro kredisë për Qipron do të votojnë edhe shtete të tjera të BE-së, kreditë e para mund të paguhen në më pak se një muaj.

Deri tani në Gjermani nuk ishte diskutuar asnjë herë tjetër kaq fort për ndihmat në miliarda për një vend të eurozonës sa në rastin e Qipros. Me sa duket Bundestagu i dha në fund dritën jeshile ndihmës financiare për Qipron vetëm nga frika e pasojave të paparashikueshme. Megjithatë pas çdo votimi po rritet skepticizmi si në mesin e deputetëve edhe në radhët e popullsisë në Gjermani.