Brunilda Kazani e lindur në Lezhë, Shqipëri, ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Shkenca të Komunikimit, në Universitetin e Tiranës.
Prej vitit 2014 është gazetare e përkushtuar në redaksi online. Ka punuar ndër të tjera për Shqiptarja.com, A2 CNN ku ka mbuluar sektorin e lajmeve në të gjitha fushat, nga politika te kultura.
Dashuria për ekranin e shtyu drejt një eksperience të re dhe mjaft sfiduese, si folëse lajmesh në ekranin e Report TV, për një periudhë gati 2 vjeçare.
Që prej vitit 2022, u bë pjesë e Deutsche Welle-s me anë të projektit “Balkan Booster” dhe sot kontribuon në “Mobile journalism” dhe prodhimin e videove informuese për rrjetet sociale, me fokus histori njerëzore frymëzuese.
Brunilda është e mendimit se detyra e saj si gazetare është të ndriçojë realitete që shpesh media i lë në hije.