Brukseli Shqipërisë: të përfundojë reforma në drejtësi
2 Qershor 2016Duke iu referuar prezantimit të Shqipërisë për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë, komisari i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn, në deklaratën e tij të martën (01.05) tha, se "ditët e ardhëshme do të jenë përcaktuese për Shqipërinë, nëse ajo do të avancojë në Kampionatin Europian apo të të qendrojë në vend."
BE-ja dhe SHBA-ja e kanë mbështetur Tiranën në hartimin e draftit për paketën e reformës në drejtësi, e cila konsiderohet si kyç në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sistemin e drejtësisë.
Parlamenti i Shqipërisë ndodhet nën presion për ta kaluar reformën në drejtësi deri në fund të muajit, në mënyrë që Brukseli të bindet për të autorizuar negociatat e antarësimit.
Por në parlament ka mosmarrëveshje. Koalicioni qeverisës i socialistëve nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama nuk e arrin shumicën e domosdoshme prej dy të tretave nga 140 deputetët që ka parlamenti për miratimin e ndryshimeve kushtuetse.
Pavarësisht vizitave të rregullta të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, partia demokratike në opozitë nën drejtimin e Lulzim Bashës reziston në miratimin përfundimtar të draftit.
Hahn u bëri thirrje të gjitha partive "të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve të tyre mbi atë individual dhe të gjejnë kompromise."
"Miratimi i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj me konseguencë është tani kyç", tha Hahn. "Kjo jo vetëm që do të gjejë mbështetjen e madhe publike në Shqipëri për reformimin e sisitemit të drejtësisë, por njëkohësisht do të jetë edhe një sinjal i qartë për angazhimin për standardet europiane dhe procesin e integrimit europian."