1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania feston lindjen e foshnjës mbretërore

(dpa, rtr, afp) A Verbica23 Korrik 2013

Pritja me në fund mori fund. Kate dhe William u bënë me djalë. Fëmija i parë i çftit u lind të hënën në një spital të Londrës. Në të gjithë vendin brohorasin monarkistët.

https://p.dw.com/p/19CI8
Fotografi: Reuters

Siç njoftoi shtëpia mbretërore, djali lindi në orën 16:24 dhe peshon 3,8 kg. Një fotografi të djalit do të ketë ndoshta, pasi familja e re të dalë nga spitali. Dukesha Kate do të qëndrojë së paku një natë në klinikë. Siç njofton pallati, princi William dhe dukesha Kate, që janë të martuar që nga prilli 2011, nuk e kanë ditur as vetë, nëse do t'u lindte djalë, apo vajzë.

Babai i ri shprehu me një fjali të vetme entusiazmin për lindjen e djalit të tij. "Nuk kemi si të jemi më të lumtur", thuhet në njoftimin e shkurtër të 31-vjeçarit. William ishte gjatë lindjes së princit pranë gruas së tij.

Gëzimi është i madh

Stërgjyshërit, mbretëresha Elizabeth II. dhe bashkëshorti i saj Philipp, bënë të ditur: "Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të gëzuar nga lajmi". Princi trashëgimtar Charles tha pas lindjes së nipit të tij të parë. "Ky është një moment tepër i veçantë. Gruaja ime dhe unë jemi shumë të lumtur." Camilla dhe ai presin me gëzim për të parë sa më shpejt të jetë e mundur fëmijën. Në mesin e atyre, që uruan të parët, ishte edhe kryeministri David Cameron. "I gjithë vendi do të festojë", shkroi kryetari i qeverisë në twitter." Ata do të jenë prindër të mrekullueshëm."

Shpallja para pallatit për lindjen e djalit
Shpallja para pallatit për lindjen e djalitFotografi: Reuters

Lindja e foshnjës mbretërore u prit me ethe në Britani. Qindra gazetarë dhe simpatizantë të familjes mbretërore prisnin prej disa ditësh para klinikës Shën Maria në lagjen Paddington të Londrës. Pas përhapjes së lajmit të gëzueshëm, në mbrëmje para Buckingham Palace u mblodhën së bashku shumë tifozë të zjarrtë të monarkisë britanike. Ata pinin shampanjë dhe përqafoheshin, duke kënduar "Happy Birthday, royal baby" dhe "He's a jolly good fellow".

Protokoll i rreptë

Lindja e princit të vogël, i cili tani pas gjyshit të tij Charles dhe babait të tij William është numri tre në fronin britanik, u shoqërua me një procedurë të rreptë të familjes mbretërore.

Para se lajmi i lindjes të bëhej publik, duhej të informoheshin mbretëresha dhe kryeministri. Vetëm atëherë njoftimi i lindjes u vendos mbi një këmbalec piktori në portën e artë të Buckingham Palace, i nënshkruar nga mjekët e mbretërisë.

Kate und William KORREKTUR neu
Fotografi: picture-alliance/dpa

Foshnja u përshëndet në kryeqytetin britanik edhe me të shtëna topash: 62 të shtëna nga kulla e Londrës dhe 41 nga Parku i Gjelbërt. Në gjithë Britaninë e Madhe u ngrit në ndërtesat qeveritare flamuri i mbretërisë së bashkuar.

Për emrin e "royal baby" qytetarët duhet të presin ca. Pas lindjes së Williamit në qershor të vitit 1982, zgjati një javë, derisa u bë i ditur emri i tij. Në rastin e babait të tij, princit Charles, britanikëve u është dashur të prisnin një muaj. E sigurtë është se fëmija do të mbajnë titullin "princi i Kembrixhit." Titulli korrekt i tij do të jetë "lartmadhëri mbrëtërore".