1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania e Madhe zgjedh parlamentin e ri. Sipas sondazheve të fundit pritet një garë e ngushtë mes partive kryesore

6 Maj 2010

Mëse 44 votues të regjistruar kanë filluar të votojnë anëkënd vendit. Në mesin e tyre gjenden edhe miliona britanikë të naturalizuar me origjinë nga vendet ballkanike.

https://p.dw.com/p/NFiE
Kryeministri dhe shefi i laburistëve Brown, shefi i konservatorëve Cameron dhe kryetari i liberaldemokratëve Clegg, në debat televizivFotografi: AP

Një sheti e shkurtër nëpër sheshet dhe baret e Londrës, dhe shpejt të kujtohet, pse kryeqendra britanike njihet si një ndër qytetet më kozmopolite. Në mesin e gjuhëve të panumërta, që mund të dëgjohen përreth, jo të rralla janë ato të vendeve ballkanike. Si për shembull në lokalin Zara në veri-perëndim të Londrës, të menaxhuar nga shqiptarët.

“Jo të gjithë, por shumica e stafit po. Kjo për shembull është polake”, thotë Gazi, i cili menaxhon lokalin.

Dhe derisa britanikët krenohen me traditën mikpritëse ndaj atyre, që gjatë shekujve kanë zgjedhur Britaninë si vendbanim të vetin, çështja e emigracionit viteve të fundit bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për publikun britanik. Kjo çështje ishte ndër temat, që votuesit britanikë e shohin si prioritare për të vendosur se cila parti meriton votën e tyre në zgjedhjet e nesërme. Dhe për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, kur emigracioni shihej si temë e vështirë për t'u diskutuar për shkak të akuzave potenciale për racizëm, kësaj radhe kandidatët premtuan të angazhohen për debate të hapura. Ky angazhim nuk mungoi, siç u ilustrua gjatë debatit të fundit televiziv mes liderëve të tri partive kryesore.

Großbritannien Parteien Konservative David Cameron
Shefi i konservatorëve, David CameronFotografi: AP

Imigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë historikisht i lartë.

Sipas vlerësimeve publike që nga zgjedhjet e fundit më 2005, numri i imigrantëve në Britani të Madhe ishte rreth një million njerëz. Shumë prej tyre erdhën nga Evropa Qendrore dhe Lindore pas zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por sipas vlerësimeve të publikuara emigracioni net ka shënuar rënie pas vitit 2007, kur arriti piken më të lartë. Numri i njerëzve, që braktisin Mbretërinë e Bashkuar është shtuar, meqë shumë qytetarë të vendeve të Bashkimit Evropian kthehen në vendet e veta.

Partitë kryesore janë të brengosura mbi votën, ndonëse akoma të vogël por në rritje për partinë nacionale britanike të njohur për qëndrime anti-imigracioni. Të tri partite kryesore premtojnë kontroll më të rreptë të kufijve dhe mbështetje për sistemin e pikave, që ka për qëllim kontrollin e imigracionit.

Großbritannien Wahlen Nick Clegg Liberaldemokraten
Kryetari i liberaldemokratëve, Nick Clegg.Fotografi: AP

Kryeministri aktual britanik Gordon Brown dëshiron të shtojë numrin e vendeve të punës për personat e trajnuar në Britani duke ulur kështu numrin e vendeve të punës, që plotësohen nga imigrantët.

Laburistët ndër tjera po ashtu dëshirojnë viza biometrike dhe letërnjoftime për të huajt.

David Kameron dhe partia e tij konservatore dëshirojnë të ulin dukshëm numrin e imigrantëve dhe propozojnë kufizim vjetor të emigrantëve të rinj.

Liberal Demokratët me liderin e tyre Nick Cleg propozojnë ndër të tjera sistemin e pikave sipas rajonave për të plotësuar vendet e punës në rajonet e caktuara.

Dhe derisa kutitë e votimit do të mbyllen sot në mbrëmje, tema e imigracionit pa dyshim do të vazhdojë të pushtojë vëmendjen e opinionit përfshirë vetë emigrantët. Derisa shumica e atyre, me të cilët bisedova akoma nuk kishin vendosur kujt t'ia japin votën e vet, ata pajtohen se imigracioni është ndër temat prioritare në këto zgjedhje. Por njëkohësisht tërheqin vërejtjen se pavarësisht nga qëndrimet rreth imigracionit zgjedhjet e sotme janë të rëndësishme për të ardhmen në përgjithësi.

Autor: Kimete Bytyci

Redaktoi: Angjelina Verbica