1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania e madhe planifikon fracking në parqet kombëtare

av (afp)28 Korrik 2014

Britania e Madhe lejon fracking, megjithatë në "rrethana të veçanta", theksoi qeveria në Londër. Kundërshtarët e fracking kërcënojnë me protesta.

https://p.dw.com/p/1Ck6z
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në parqet kombëtare britanike së shpejti mund të lejohet fracking. Qeveria njoftoi se në "rrethana të veçanta" do të lejohet nxjerrja e gazit shist argjilor përmes futjes së kimikateve me presion të lartë të ujit.

Përveä parqeve kombëtare të prekura janë edhe arealet e Trashëgimisë Botërore dhe zona me rëndësi kulturore.

Paralajmërohen protesta

Kundërshtarët e Fracking kanë paralajmëruar tashmë protesta të fuqishme.

Fracking është shumë e diskutueshme nga perspektiva e mbrojtjes së mjedisit, pasi materialet, që përdoren rrezikojnë ndotjen e ujërave nëntokësore.

Symbolbild Fracking Anlage
Fotografi: Getty Images/S. Platt

Përveç kësaj presioni i lartë i ujit shkakton tërmete të vogla në zonën përreth.

Qeveria konservatore britanike mbështet fracking në përgjithësi, për të siguruar furnizimin me energji në Britaninë e Madhe. Përveç kësaj liberalizimi i rregulloreve për fracking do të shërbejë për t'i dhënë hov ekonomisë dhe për të krijuar vende pune.