1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
SportGlobal

Jo aktiviteteve sportive 'pilot' me tifozë

3 Gusht 2020

Kryeministri britanik Johnson i anuloi planet e tij për t’i lehtësuar më tej kufizimet për virusin Corona. Vendimi u mor ditën e hapjes së Kampionatit Botëror të Biliardos, ku parashikohej të lejoheshin rreth 300 tifozë.

https://p.dw.com/p/3gFe7
Coronavirus - Snooker-WM - Judd Trump
Fotografi: picture-alliance/dpa/PA Wire/R. Sellers

Kryeministri britanik Boris Johnson u njoftoi tifozëve të sporteve të ndryshme se nuk do të lejohen të ndjekin në vendet ku zhvillohen veprimtaritë sportive në Angli deri të paktën më 15 gusht për shkak të një rritjeje të infeksioneve me virusin Corona.

Kampionati Botëror i Biliardos është një nga një sëri eventesh sportive të profilit të lartë që është prekur nga vendimi i qeverisë për të mos lejuar tifozë.

Fillimisht qeveria britanike kishte njoftuar në fillim të javës se planifikonte t'i lejonte tifozët të merrnin pjesë në garat e hipizmit dhe ndeshjet e kriketit në kuadrin e një programi 'pilot'. Por Johnson tha se këto plane tani janë pezulluar.

England London | Boris Johnson während Kabinettssitzung
Boris Johnson Fotografi: picture-alliance/AP Photo/S. Dawson

"Aktivitetet spotive "pilot” me turma të mëdha tifozësh në mjediset sportive nuk do të zhvillohen," tha Johnson në një konferencë për shtyp duke shtuar "Unë kisha thënë që në maj se ne nuk do të hezitojmë të tërheqim frenat në shenjën më të vogël se numri i të infektuarve po shtohet."

Kritika ndaj idesë për aktivitete spotive "pilot”

Kur Johnsoni bëri njoftimin disa tifozë po zinin vendet në qendrën Crucible në Sheffield, ku do të zhvillohej dita e hapjes së Kampionatit Botëror të Biliardos.

Plani për të lejuar tifozë në turneun e biliardos në mes të pandemisë qe kritikuar nga ish-kampioni i biliardos Ronnie O'Sullivan.

Ronnie O'Sullivan
Ronnie O'SullivanFotografi: picture-alliance/dpa/PA Wire/R. Sellers

Po ashtu për shkak të planeve për lejimin e tifozëve lojëtari 49-vjeçar, Anthony Hamilton, i cili vuan nga astma, u tërhoq të enjten nga kampionati duke sjellë si shkak shqetësimet që ka lidhur me shëndetin.

O'Sullivan qe shprehur që organizatorët po i trajtojnë lojtarët si "minj laboratori" duke lënë të kuptohet se rreziqet financiare në një sport të vogël, si biliadroja, janë më të lehta për t'u menaxhuar. "Për Anthony Hamilton paguhet më pak sigurim sesa për Lewis Hamilton," tha O'Sullivan duke iu referuar kampionit të Formula 1 i cili garon pa praninë e spektatorëve këtë fundjavë në Silverstone për Grand Prix të Britanisë së Madhe.