Britania e Madhe kërcënohet përsëri nga sulme terroriste
5 Korrik 2007Reklamë
Londër: Pas arrestimit të tetë personave të dyshuar terroristë, Britania e Madhe ka marrë përsëri paralajmërime kërcënuese për sulme të tjera në vend. Sipas ministres së brendshme Jascui Smith, në vend është vendosur gjendje alarmi e shkallës së dytë. Në të njëjtën kohë ju është bërë thirrje qytetarëve për më tepër vëmendje gjatë lëvizjeve në Londër. Pas përpjekjeve për sulme terroriste në Londër dhe Glasgo, qeveria britanike planifikon krijimin e një Këshilli për Sigurinë Kombëtare. Ky organ duhet të informohet dhe raportojë rregullisht për kërcënimet e mundshme, tha kryeministri, Gordon Braun.