1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania e Madhe jeton me kredi

Sonja Schock9 Qershor 2014

Britanikët shpenzojnë më shumë se sa fitojnë. Por problem me raportin e shpenzimeve dhe të të ardhurave ka edhe shteti.

https://p.dw.com/p/1CEzW
Fotografi: Reuters

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Camerons jo vetëm e kundërshton Jean Claude Juncker si president të ri te Komisionit të BE-së, por kërcënon madje edhe me largimin e vendit nga BE-ja.

Por edhe Britania e Madhe varet nga ekonomia e Evropës dhe edhe ajo po vuan nga pasojat e krizës së euros.

Mançesteri ishte dikur djepi i revolucionit industrial. Por sot shumë prej ndërtesave të vjetra të fabrikave janë tani bosh, për shkak se Britania e Madhe ka ndryshuar në dekadat e fundit rrënjësisht. Të ardhurat nga industria përbëjnë vetëm rreth 10 për qind të vëllimit ekonomik britanike - përqindja mesatare evropiane është 15 për qind.

Industrielle Revolution in Manchester
Fotografi: Ullstein

Defici i lartë tregtar

Eksportet e Britanisë së Madhe janë relativisht të pakëta. Prej shumë vitesh ka një deficit tregtar që do të thotë se Britania e Madhe eksporton më pak se importon. Që nga kriza financiare hendeku mes importeve dhe eksporteve po bëhet edhe më i madh. Në vitin 2013 britanikët arritin një kthesë dhe deficiti u tkurr në mënyrë të konsiderueshme, nga 169 për qind në vitin 2012 në 85 për qind në vitin 2013.

Por ende britanikët shpenzojnë më shumë se sa fitojnë. Përqindja e borxheve private është e lartë dhe është përkeqësuar nga shpërthimi i çmimeve për pasuritë e patundshme, sidomos në zonën e Londrës. FMN-ja ka filluar të paralajmërojë për një flluskë të re në fushën e pasurive të patundshme, si para disa vitesh në Spanjë.

Passanten Gesellschaft Zensus
Fotografi: Fotolia/chris-m

Edhe shteti jeton me kredi

Problem me raportin e shpenzimeve dhe të të ardhurave ka edhe shteti, i cili gjithashtu jeton me kredi. Që prej fillimit të krizës borxhi shtetëror është rritur me shpejtësi, pavarësisht masave të rrepta të kursimit. Në vitin 2013 niveli i borxhit ishte në 94 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Për karahasim në vitin 2008 ky nivel ishte 53 për qind, në vitin 2010 79 për qind dhe në vitin 2012 90 për qind. Qeveria britanike shpreson që vitet e ardhshme në këtë drejtim do të ndodhë një kthesë pozitive.