1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania e Madhe do të dëbojë islamistët që predikojnë urrejtje

Alfred Schmit6 Gusht 2005

Pas atentateve terroriste në Londër qeveria britanike planifikon dëbimin në mënyrë rigoroze të ekstremistëve fetarë ekzistues dhe moslejimin e hyrjes së të tjerëve në vend. Këto plane i paraqiti dje në Londër kryeministri Tony Blair; një ditë pas kërcënimeve të rrjetit terrorist El Kaida.

https://p.dw.com/p/ArDd
Kryeministri britanik Tony Blair
Kryeministri britanik Tony BlairFotografi: AP

Menjëherë pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 korrikut kryeministri britanik Tony Blair pati premtuar se qeverua e tij do të propozonte masa të reja kundër terrorit. Dje ai e përmbushi këtë premtim. Ndër të tjera janë planifikuar riatdhesim më i shzpejtë i ekstremistëve si dhe mbyllja e vendeve të tyre të predikimit dhe e faqeve të internetit. Azilkërkuesit me lidhje terroriste do të refuzohen; në rast nevojë për këtë do të ndryshohen edhe ligjet. Por me ligjet në fuqi autoritetet janë në gjendje edhe sot të nxjerrin jashtë vendit njerëz që bëjnë thirrje publike për dhunë; ndaj dje për kryeministrin në radhë të parë fjala ishte për të treguar vendosmëri:

"Ardhja në Britani nuk përbën të drejtë. Të jetosh këtu do të thotë që të marrësh përsipër detyrime të caktuara. Pjesë e tyre është respektimi i vlerave që përcaktojnë mënyrën tonë të jetesës. Kush nuk e respekton këtë detyrim dhe përpiqet të nxisë urrjtje dhe dhunë kundër vendit e popullit tonë nuk e ka vendin këtu."

"Rregullat e lojës ndryshojnë", tha shprehimisht Blair. Por ai e di që çdo kufizim i të drejtave qytetare është i diskutueshëm në Britani të Madhe. Për këtë arsye ai u përpoq që në fillim që të qetësonte kritikët:

"Ne e respektojmë kontributin që japin myslimanët në shoqërinë tonë dhe e përshëndesim atë. Cilido që e viziton vendin tonë me synime paqësore është i mirëseardhur. Janë të mirëseardhur të gjithë ata që tregojnë tolerancë dhe respekt të ndërsjelltë. Këto vlera janë garancia më e mirë për lirinë dhe përparimin. Kjo vlen për njerëz të çdo besimi."

Për Shami Chakrabartin e organizatës për të drejtat e njeriut Liberty fjalët e Blairit janë një zhgënjim I rëndë. Ajo thotë se disa prej shtrëngimeve të ligjit kundër terrorit e kanë keqësuar që tani gjendjen; e kjo thotë ajo, mund të vazhdojë:

"Kryeministrit i duken problametike disa pjesë të konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe ai po shqyrton mundësitë e ndryshimit të ligjeve vendase. Po ashtu ai kërkon të lidhë marrëveshje ekstradimi me vende ku nuk ka as qeveri të zgjedhura në rrugë demokratike. Ç'vlerë kanë premtimet e tyre se tortura është hequr."