Britania dhe BE përplasen për lirinë e lëvizjes
4 Nëntor 2014Në Britaninë e Madhe debati i një dalje të mundshme të vendit nga BE, përzihet gjithnjë me çështjen e emigrimit. Gazeta "The Guardian" raportoi se artikulli online i së hënës ku Kancelarja Angela Merkel fliste për një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kishte tërhequr shumë lexues.
Guardian kishte shkruar të dielën se Merkel është gati të pranojë daljen e Britanisë së Madhe, në rast se qeveria britanike do të kufizojë emigrimin e qytetarëve të BE, pra një nga principet themelore të familjes europiane. Gazeta i referohej një lajmi të botuar në revistën "Spiegel". Sipas kësaj të fundit Qeveria Federale mendon se se Britania e Madhe duhet të largohet nga BE, nëse kufizon lirinë e lëvizjes. "Spiegel" iu referohet burimeve anonimë, të cilët kanë kanë dëgjuar një bisedë të zhvilluar me Merkelit dhe David Cameron gjatë Samitit të fundit të BE.
Asnjë opinion i ri nga Berlini
Zëdhënsi i Kancelares reagoi për këtë raportim të “Spiegel”. "Qeveria Federale do që Britania e Madhe të jetë një anëtare aktive dhe e angazhuar në BE", deklaroi Steffen Seibert. Sidoqoftë në parim nuk do të preket e drejta e lëvizjes për të gjithë qytetarët e BE. Problemi, që i referohet edhe Angela Merkel, është ai i abuzimit me ndihmën sociale nga qytetarët e BE. Gjatë Samitit të fundit ajo ra dakord me Cameron, se duhet të ndalohet abuzimi me lirinë e lëvizjes, por jo ta prekë parimet themelore.
Me sa duket ky mesazh ka arritur edhe në Londër. Sipas Sunday Times kryeministri britanik do të largojë emigrantët nga vendet e BE, nëse pas tre muajsh nuk sigurojnë vetë të ardhura. Me ligjet aktuale të BE kjo nuk është e mundur. Sunday Times shkruan se Cameron ka dhënë aprovimin për planin e uljes së numrit të emigrantëve jo të kualifikuar. Por ish Presidenti i Komisionit të BE Jose Manuel Barroso tha për "BBC" pas Samitit të fundit, se sipas Komisonit të BE kuotat e emigrantëve as që mund të diskutohen. "Çdo formë e kufizmit nuk është në përputhje me ligjet europiane."
Vetëm pesë përqind e emigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria
Jose Manuel Barroso kujtoi se liria e lëvizjes vlen për të gjithë, edhe britanikët përfitojnë gjithashtu. Sipas statistikave të fundit zyrtare të publikuara në gusht nga prilli 2013 deri më mars 2014 në Britaninë e Madhe kanë emigruar rreth 560 000 njerëz, 28 000 prej të cilëve janë nga vendet e varfra të BE, Rumania dhe Bullgaria. Autoritetet britanike vunë re një rritje të fortë të emigrimit nga 27-të vendet e BE. Ndërkohë që 83 000 britanikë kanë emigruar në vende të tjera të BE. Pra lira e lëvizjes nuk ka vetëm një drejtim.
Kryeministri britanik David Cameron me deklartat e tij euro-skeptike kërkon të fitojë pikë tek votuesit. UKIP, partia që kërkon daljen e Britanisë së Madhe nga BE, arriti rezultate mbreslënëse në zgjedhjet europiane. Kryeministri ka premtuar se do t'i kthejë më shumë kompetenca Londrës dhe se do të kufizojë emigrimin. "Deri më sot ai nuk ka paraqitur plane konkrete apo sugjerime", thotë Jose Manuel Barroso. Prandaj Cameron nuk le asnjë rast pa akuzar BE. "Kjo organizatë duhet të kuptojë se nëse sillet kështu, nuk duhet të çuditet, që disa anëtarë të thonë se kështu nuk mund të vazhdohet dhe duhet të ndryshojë." Kështu u shpreh Cameron gjatë Samitit të fundit.
Në maj do të zhvillohen zgjdhjet për Dhomën e Komunave. Pas zgjedhjeve David Cameron do të bisëdojë me BE dhe më pas në vitin 2017 do jenë qytetarët britanikë ata që do të vendosin për një dalje apo jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europain, ku është antare që prej vitit 1973. Partia anti-europiane "UKIP" është ajo që ka triumfuar. Shefi i saj, eurodeputeti Nigel Farage, tha për televizionin "ITV" se Cameron është bërë “lëmsh” me premitimet e tij. "Vetëm nëse Britania e Madhe del nga BE, mund të kontrollohen kufijtë", deklaroi ai.