Brexiti nxit fluturimet ajrore në Britaninë e Madhe
8 Gusht 2016Ndërsa vota britanike për të dalë nga Bashkimi Evropian mund të ketë një numër të madh efektesh negative për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, agjencitë e udhëtimit njoftojnë për një rritje të shpejtë të numrit të rezervimeve për fluturime të brendshme, për shkak të paundit të dobët.
Rezervimet për fluturime ajrore në Britaninë e Madhe janë rritur në periudhën pas votimit të vendit për të dalë nga BashkiminEvropian. Kështu njoftoi sipërmarrja ForwardKeys.
Vizitorët ndërkombëtarë duket se po përfitojnë pas rënies së paundit britanik, sepse pushimet në Mbretërinë e Bashkuar duket se janë bërë më të lira.
Rezervimet për fluturime të brendshme janë rritur me 4.3 për qind, 28 ditë pas 21 korrikut, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe prirjen në muajin para referendumit kur numri i rezervimeve ishte 2.8 për qind më i ulët.
Mirë për operatorët e hoteleve
ForwardKeys nuk dyshon se shtimi i numrit të rezervimeve lidhet me zhvillimet në kursin e këmimit të valutës.
"Brexit-i ka një ndikim të menjëhershëm në turizimin e brenshëm, i cili po zhvillohet më mirë se sa pritej, tha drejtori ekzekutiv i ForwardKeys, Olivier Jager.
Rritja e numrit të rezervimeve për fluturimet ajrore besohet se do të sjellë përftime edhe për destinacionet turistike, hotelet, restorantet dhe dyqanet në të gjithë Britaninë e Madhe.
Rezervimet e fluturimeve nga jashtë Evropës shënuan një rritje prej 8.6 për qind 28 ditë pas votimit për Brexit, falë vizitorëve kryesisht nga Hong-Konguu, SHBA-ja dhe Kanada-ja.