1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boris Johnson premton "epokë të re të artë" pas Brexitit

25 Korrik 2019

Kryeministri britanik është zotuar të avancojë me Brexitin - edhe pa marrëveshje. Johnsoni u shpreh në mbështetje të 31 tetorit për të dalë nga BE, të fillimit të një "epoke të re të artë për Mbretërinë e Bashkuar".

https://p.dw.com/p/3MjVk
Großbritannien London | Neuer Premierminister Boris Johnson spricht im britischen Unterhaus
Fotografi: Reuters TV

Kryeministri britanik Boris Johnson i tha të enjten parlamentit se është i angazhuar për t'u larguar nga BE në afatin përfundimtar të 31 tetorit "me qëllim të bashkimit dhe të rienergjizimit të Mbretërisë sonë të madhe të Bashkuar dhe duke e bërë këtë vendin më të mirë në botë".

"Unë do të zgjidhja që të largohemi nga BE me një marrëveshje. Besoj se është e mundur edhe në këtë fazë të vonë [për të negociuar një marrëveshje]," tha Johnsoni. "Por disa gjëra duhet të jenë të qarta: Marrëveshja e Tërheqjes, e miratuar nga paraardhësja ime, është hedhur refuzuar tri herë nga ky parlament."

Ai bëri thirrje për të negociuar kushte të reja me BE, por tha se kjo nuk do të përfshinte parimin e kthimit ("backstop") të Irlandës së Veriut, i parë si parakusht për çdo marrëveshje nga BE dhe veçanërisht Republika e Irlandës.

Großbritannien London | Neuer Premierminister Boris Johnson spricht im britischen Unterhaus
Fotografi: Reuters TV

'Epokë e re e artë'

Johnsoni tha se përgatitja për një Brexit pa marrëveshje është një "prioritet i lartë" për qeverinë e tij. "Ka të bëjë me pasjen e një strategjie të qartë ekonomike në të gjitha skenarët," tha ai.

"Sot është dita e parë e një qasjeje të re, e cila do të përfundojë me daljen tonë nga Bashkimi Evropian, më 31 tetor," tha Johnsoni. "Do ta kujtojmë këtë periudhë, këtë periudhë të jashtëzakonshme, si fillimin e një epoke të re të artë për Mbretërinë tonë të Bashkuar".

Corbyn: Shko te populli me planin për Brexitin

Por lideri i opozitës Laburisti Jeremy Corbyn ia ktheu, duke thënë se britanikët "nuk i besojnë këtij kryeministri se do të marrë vendime të drejta".

Großbritannien London | Jeremy Corbyn im britischen Unterhaus antwortet auf Boris Johnson Ansprache
Fotografi: picture-alliance/empics/House of Commons

"Ai ka ngritur me nxitim një kabinet të elementëve më djathtistë", tha Corbyn-i. "Po të ketë besim kryeministri te plani i tij, ai duhet të kthehet tek njerëzit me atë plan. Laburistët do të kundërshtojnë çdo marrëveshje që nuk mbron vendet e punës, të drejtat e punëtorëve dhe mjedisin".

Po të kishte një referendum të dytë, Corbyni tha se Partia Laburiste do të mbështeste qëndrimin në BE përballë një Brexiti të ndërmjetësuar nga konservatorët ose një Brexiti pa marrëveshje.

Johnsoni ia ktheu se Corbyn-in - që ka qenë me dekada një nga euroskeptikët më të hapur të laburistëve - e kanë bindur "miqtë e tij të nderuar" dhe tani është një "mbetës".

Moment vendimtar

Johnsoni u kishte thënë më parë anëtarëve të kabinetit qeveritar se "kemi një detyrë të rëndësishme përpara", në përgatitjen për t'u larguar nga BE.

"Në një moment vendimtar në historinë e vendit tonë, tani jemi të angazhuar, të gjithë ne, që të largohemi nga Bashkimi Europian më 31 tetor, ose më herët, pa "nëse", pa "por"," tha Johnsoni.

Partia Laburiste në opozitë e ka hedhur poshtë një përpjekje nga Liberal Demokratët për një mocion mosbesimi në parlament, duke thënë se kjo vetëm do "të forconte Boris Johnsonin".

Megjithatë, Johnsoni i tha kabinetit se qeveria e tij e re "nuk do të presë" në përpjekjen e saj për të përgatitur një dalje nga BE në më pak se 100 ditë.