1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Johnson - kreministër i ri i Britanisë së Madhe

23 Korrik 2019

Ithtari i madh i Brexitit, Boris Johnson është zgjedhur sot kryetar i partisë konservatore Tory dhe pasardhës i kryeministres Theresa May. Johnston do të zhgjedhet edhe kryeministër.

https://p.dw.com/p/3Mb6x
Großbritannien London | Boris Johnson wird neuer Premierminister
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Akmen

Boris Johnston fitoi shumicën e duhur në bazën partiake dhe u zgjodh kryetar i partisë konservatore Tory në Britani të Madhe. Të drejtën e votës kanë pasur rreth 160.000 anëtarë të partisë, të cilët votat e tyre i kanë dërguar me postë. Boris Johnston në këtë mënyrë do të zgjedhet automatikisht edhe kryeminsitër i Britanisë së Madhe, në vend të Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Emërimi i ish-ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të bashkisë së Londrës, në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe do të bëhet të mërkurën (24.07.2019). Pas emërimit ai do të pranohet edhe nga mbretëresha britanike.

Großbritannien London | Jeremy Hunt gratuliert Boris Johnson
Fotografi: picture-alliance/empics/S. Rousseau

Johnson ka premtuar se deri në fund të tetorit (31.10. 2019) do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian - me apo pa marrëveshje për Brexitin. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE pa ndonjë marrëveshje paraprake, do të mund të shkaktonte probleme shumë serioze ekonomike për Britaninë e Madhe por edhe për Bashkimin Evropian, thonë ekspertët e ekonomisë.

Lideri i partisë laburiste Cobryn tha se dalja eventuale e Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje do të dëmtonte shumë ekonominë e këtij vendi, që do të shoqërohej me shkurtime të mëdha të vendeve të punës dhe dëme të tjera. Ndërsa në reagimet e para nga Berlini thuhet se zgjedhja e Johnstonit për kryeminsitër mund të përkeqësojë raportet mes BE dhe Britanisë së Madhe.