1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Blair mirëpritet nga Abaz dhe Olmert, por refuzohet nga Hamasi

28 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/B6x4
Emërimi i sh-kryeministrit britanik Tony Blair si i dërguar i posaçëm i të ashtuaquajturit kuartet i Lindjes së Afërme ka pasur jehonë të ndarë tek palestinezët. Derisa presidenti Mahmud Abaz e përshëndeti rolin e ri të Blair-it, Hamasi radikal islamik e refuzoi atë si ndërmjetës. Blair 'nuk është i mirëseardhur' në territoret palestineze, tha një zëdhënës i Hamasit. Nga ana tjetër qeveria izraelite i siguroi atij mbështetjen e vet. Zyra e kryeministrit Ehud Olmert shprehu shpresën për përparim në procesin e paqes në Lindjen e Afërme.