Bisedimet duhen mbështetur nga krijimi i besimit
15 Nëntor 2018"Kapitujt e rinj në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovë duhen shoqëruar nga zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe nga krijimi besimit midis komuniteteve,” i tha dje të mërkurën Këshillit të Sigurimit, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm. "Bisedimet duhet të mbështeten nga shoqëria, liderët dhe përfaqësuesit politikë,” i tha drejtuesi i UNMIK, Zahir Tanin, Këshillin 15 anëtarësh. Ai tha se perspektiva e besimeve Prishtinë Beograd është përmirësuar nga të dy palët dhe nga kuadri i ri të bisedimeve, i cili përmban edhe mundësinë e këmbimit të territoreve. Tanin e përshkoi situatën në bazë si kontradiktore, me hapa të bërë në fushën ekonomike por dhe me nevojë për reforma ekonomike dhe reforma të institucioneve të sundimit të ligjit. Përpjekjet për krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhen bërë në një proces gjithpërfshirës. Tanin theksoi rëndësinë e pajtimit nëpërmjet krijimit të besimit. UNMIK mbështet bashkëpunimin midis komuniteteve në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë, të drejtat e njeriut, forcimin e gruas dhe të rinisë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë i kërkoi Këshillit të Sigurimit të vazhdojë të merret me Kosovën dhe të mbështesë vazhdimin e misionit të UNIMIK-ut, duke thënë se misioni nuk e ka përmbushur mandatin për vendosjen e sigurisë. "Paqja e qëndrueshme kërkon zgjidhje politike,” tha ai duke shtuar se vendi i tij do të arrijë kompromisi në këtë drejtim. Ai i bëri thirrje Këshillit të mbështesë këto përpjekje dhe të mos mbështesë njohjen e Kosovës, dhe nxitjen e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Krijimi i komuniteteve me shumicë serbe nuk është bërë ende dhe kushtet për kthimin e personave të zhvendosur nuk janë krijuar, tha ai duke shtuar se dhuna etnike ka vazhduar po ashtu si shkelja e shumë rezolutave të Këshillit.
Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA tha se UNMIK nuk është as mission paqeruajtës, as mision administrative në Kosovë dhe kërkoi dhënien fund të tij duke i përdorur këto mjete të Kombeve të Bashkuara në vende të tjera. "Kosova është e pavarur dhe nuk ka thyer asnjë ligj ndërkombëtar kur është deklaruar e tillë,” tha Çitaku. Për të ndihmuar luftën ndaj krimit të organizuar Kosova duhet të bëhet anëtare e Interpolit, dhe "vendimi i Kosovës për krijimin e forcës së armatosur, është e drejtë që i takon,” tha ambasadorja Çitaku. Ajo shtoi se Kosova mbetet e angazhuar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel, megjithëse Serbia nuk po i zbaton ato deri në fund. "Dialogu duhet bërë për paqen dhe pajtimin, jo për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë,” tha Çitaku.
Anëtarët e Këshillit i kushtuan vëmendje punës së UNMIK-ut, si dhe punës së KFOR-it dhe EULEX-it, i cili është duke ndihmuar krijimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës. Këshilli I bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës të arrijë progres në bisedimet e nxitura nga BE dhe në zbatimin e marrëveshjeve, dhe i bëri thirrje liderëve të mos përdorin retorikë dhe të mos bëjnë aktivitete provokative. Shumë vende kërkuan zgjidhjen e çështjeve të caktuara, në mënyrë që të ulen tensionet dhe të lejohet kthimi i refugjatëve.